☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 83.11 ▼0.5%
ARI 4,632 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $79,892 ▲ +1.27% ETH $2,493 ▼ -0.09% XRP $1.4313 ▲ +1.53% SOL $107.2600 ▲ +5.68%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.11 ▼0.5 % ARI 4,632 ▼0.69 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.11 ▼0.5 % ARI 4,632 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Rajoni

Takim Nuland-Ahmeti: Integrimet e Maqedonisë, synim i përbashkët

Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit Viktoria Nuland, e cila në kuadër të turneut ballkanik sot po qëndron në Shkup, në përpjekje për të gjetur zgjidhje për krizën politike, takimin e vet të par e kishte me liderin e Bashkimit Demokratik për integrim Ali Ahmetin. Pas takimit, me një komunikatë u paraqit BDI-ja.

“Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot në Ambasadën Amerikane në Shkup ka takuar zyrtarën e lartë të Amerikane, Zonjën Viktoria Nuland, Ndihmës-Sekretare në Departamentin Amerikan të Shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, si dhe Ambasadorin Amerikan në Shkup, z. Xhes Bejli.

Z. Ahmeti dhe zonja Nuland, si gjithëmonë diskutuan hapur dhe miqësisht për mënyrat se si të zgjidhet kriza politike në vend dhe të rikthehet fokusi në agjendën integruese EuroAtlantike.

Zonja Nuland shprehu vlerësimin e SHBA për rolin konstruktiv të z. Ahmeti në drejtim të arritjes së zgjidhjes si dhe për bashkëpunimin e afërt me autoritetet amerikane.

Lideri i BDIsë Ahmeti siguroi zonjën Nuland se BDI është pjesa më konstruktive e zgjidhjes së çështjes si dhe shprehu optimizëm për arritje të shpejtë të kompromisit nga palët në ditët në vijim.

Ky kompromis duhet të rezulton me zgjedhje gjithëpërfshirëse, të besueshme dhe demokratike sa më shpejtë që është e mundur.

Z. Ahmeti njohtoi mysafirën e lartë Amerikane për propozimet e BDI mbi çështjet e pastrimit të listës zgjedhore dhe mediave si dhe nevojën që partitë të pajtohen që janë plotësuar kushtet për zgjedhje e më pas të caktohet data së zgjedhjeve të parakohëshme.

Duke u ballafaqur me rrezikun e influencave nga më të ndryshmet, Z. Ahmeti kërkoi mbështetjen e Amerikës për vijim të rrugës sonë integruese në NATO dhe BE me ç’rast zonja Nuland theksoi që ajo është qëllim i joni i përbashkët”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.