🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 29 July 2026
S&P 500 7,316 ▼1.52%
DOW 51,594 ▼2.19%
NASDAQ 24,443 ▼1.74%
NAFTA 84.60 ▲6.74%
ARI 4,126 ▲0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
₿ CRYPTO
BTC $63,454 ▼ -0.76% ETH $1,885 ▼ -1.95% XRP $1.0685 ▲ +0.35% SOL $72.6900 ▼ -1.86%
S&P 500 7,316 ▼1.52 % DOW 51,594 ▼2.19 % NASDAQ 24,443 ▼1.74 % NAFTA 84.60 ▲6.74 % ARI 4,126 ▲0.67 % S&P 500 7,316 ▼1.52 % DOW 51,594 ▼2.19 % NASDAQ 24,443 ▼1.74 % NAFTA 84.60 ▲6.74 % ARI 4,126 ▲0.67 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
29 Jul 2026
Breaking
Politika

Takimi me zv.Kryetarin e Dhomës së Deputetëve në Itali, Bardhi dhe Tabaku: Qeveria ka braktisur reformat

Një delegacion i Partisë Demokratike, i përbërë nga Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi dhe deputetja Jorida Tabaku, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Dhomën e Deputetëve në Itali. Gjatë kësaj vizite, ata kanë zhvilluar një takim të rëndësishëm me Zëvendëskryetarin e Dhomës, Giorgio Mulè, të cilin e kanë cilësuar si një mik të madh të vendit tonë.

Në fokus të bisedimeve ishin sfidat me të cilat përballet Shqipëria në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian, ndërsa vlerësuan mbështetjen e pakushtëzuar që Roma zyrtare i ka ofruar vazhdimisht Tiranës në këtë proces.

Bardhi: Korrupsioni dhe krimi i organizuar, prova kryesore e shtetit

Në një reagim në rrjetet sociale pas takimit, Gazment Bardhi u shpreh se, ndërsa Italia luan rolin e avokatit të shqiptarëve në institucionet evropiane, përgjegjësia për ecurinë e vendit mbetet tërësisht e brendshme. Ai theksoi se sfidat aktuale kërkojnë zgjidhje praktike dhe jo retorikë politike.

“Italia ka qenë gjithmonë avokat i interesit të shqiptarëve në institucionet europiane. Ne i jemi falënderues për gjithçka, por është përgjegjësia jonë ta çojmë vendin përpara,“, u shpreh Bardhi.

Ai nuk kurseu kritikat ndaj qeverisë shqiptare, duke e akuzuar për mbrojtje politike të korrupsionit. Sipas tij: “Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet prova kryesore e shtetit shqiptar. Integrimi nuk është dhuratë dhe as slogan, por detyrim për të përmbushur standardet. Qeveria e Edi Ramës ka zëvendësuar reformat me propagandë dhe po e largon vendin nga rruga evropiane.”

Tabaku: Shqipëria ka nevojë për institucione funksionale, jo slogane

Në të njëjtën linjë qëndrimi u shpreh edhe deputetja Jorida Tabaku, e cila ndau detaje nga takimi me zyrtarin e lartë italian. Ajo theksoi domosdoshmërinë e reformave të vërteta dhe një ekonomie të ndershme si parakushte për një të ardhme evropiane të prekshme.

“Sot Shqipëria përballet me sfida reale që kërkojnë reforma të vërteta, institucione funksionale dhe rezultate konkrete,”, deklaroi Tabaku.

Ajo e përkufizoi qeverisjen aktuale si pengesë në rrugëtimin integrues të vendit, duke nënvizuar se mbrojtja e korrupsionit është në dëm të interesave të qytetarëve.

“Fatkeqësisht, qeveria e Edi Ramës ka zgjedhur rrugën e kundërt. Shqiptarët meritojnë më shumë: një shtet që funksionon për ta, një ekonomi të ndershme dhe një të ardhme evropiane reale,”, përfundoi reagimin e saj Tabaku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.