Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 03 May 2026
S&P 500 7,230 ▲0.29%
DOW 49,499 ▼0.31%
NASDAQ 25,114 ▲0.89%
NAFTA 101.94 ▼2.98%
ARI 4,645 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941
₿ CRYPTO
BTC $78,260 ▼ -0.14% ETH $2,307 ▲ +0.37% XRP $1.3861 ▼ -0.09% SOL $83.8500 ▼ -0.01%
S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 % S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941
03 May 2026
Breaking
Ekonomia

TAP lidh kontratat e stacioneve të kompresorëve për Shqipërinë dhe Greqinë

Trans Adriatic Pipeline AG ka përzgjedhur një ndërmarrje të përbashkët të përbërë nga Renco S.p.A (Itali) dhe Terna S.A. (Greqi) për Inxhinierinë, Prokurimin dhe Ndërtimin (EPC) të stacioneve të kompresorëve të projektit.

Në Greqi, kontrata mbulon ofrimin e inxhinierisë, prokurimit, ndërtimit dhe testimit të një stacioni kompresorësh në Kipoi, në afërsi të kufirit Greko-Turk.

Në Shqipëri, kontrata mbulon ofrimin e inxhinierisë, prokurimit, ndërtimit dhe testimit të një stacioni kompresorësh në Fier dhe një stacioni matës në Bilisht. Stacioni matës është projektuar për matjen e gazit natyror që vjen nga seksioni grek i TAP-it.

Ndërtimi i stacioneve të kompresorëve planifikohet të nisë në gjysmën e dytë të vitit 2016 dhe do të zgjasë për rreth dy vjet. Stacionet e kompresorëve do të ndërtohen në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të industrisë për shëndetin dhe sigurinë. Ato do të ndërtohen larg zonave me popullsi të dendur dhe do të kenë ndikim minimal në mjedis dhe në komunitetet vendore.

Kontrata për furnizimin e gjashtë njësive të turbinave të gazit me turbo për kompresim që do të instalohen në stacionet e kompresorëve u lidh në shtator të vitit 2015 me Siemens-in.

Ian Bradshaw, drejtor i Menaxhues i TAP-it, tha se: “Dëshiroj të përgëzoj kontraktorët tanë të suksesshëm EPC të stacioneve të kompresorëve – Renco S.p.A dhe Terna S.A. – për ofertat e tyre të suksesshme dhe gjithashtu dëshiroj të falënderoj të gjitha kompanitë që kanë marrë pjesë në procesin e tenderimit. Renco S.p.A dhe Terna S.A. do të jenë përgjegjës për sigurimin e mëtejshëm të nënkontraktorëve për zbatimin e pjesëve specifike të detyrimeve të kontratës. Pritet që kjo veprimtari të krijojë punësim dhe mundësi ekonomike të mëtejshme në rajonet përgjatë gjurmës së TAP-it.”

Renco S.p.A. është një kompani italiane themeluar në vitin 1979 dhe ofron një sërë shërbimesh përfshirë inxhinierinë dhe ndërtimin në sektorët e energjisë, naftës dhe gazit, si dhe infrastrukturës civile.

Ndërsa Terna ERNA është themeluar në vitin 1972 dhe është një nga grupet kryesore të biznesit në Greqi me më shumë se 6.000 punonjës në 16 vende. Historiku aktual i ndërtimeve të grupit arrin vlerën e 3 miliardë eurove.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.