☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 05 June 2026
S&P 500 7,506 ▼1.04%
DOW 51,432 ▼0.25%
NASDAQ 26,325 ▼1.89%
NAFTA 91.49 ▼1.67%
ARI 4,374 ▼2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153 EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153
₿ CRYPTO
BTC $60,806 ▼ -4.95% ETH $1,601 ▼ -9.73% XRP $1.1044 ▼ -5.77% SOL $65.1000 ▼ -6.75%
S&P 500 7,506 ▼1.04 % DOW 51,432 ▼0.25 % NASDAQ 26,325 ▼1.89 % NAFTA 91.49 ▼1.67 % ARI 4,374 ▼2.91 % S&P 500 7,506 ▼1.04 % DOW 51,432 ▼0.25 % NASDAQ 26,325 ▼1.89 % NAFTA 91.49 ▼1.67 % ARI 4,374 ▼2.91 %
EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153 EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153
05 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

TAP në pesë vite do të investojë 5.6 mld euro

Ndërtimi i gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP) nuk do të kontribuojë vetëm në rritjen e sigurisë së energjisë, por do të rrisë konkurrencën, krijimin e vendeve ë reja të punës dhe do të mbështesë ekonominë. Kështu deklaroi gjatë një interviste për portalin grek Capital.gr Maros Sefcovic zëvendëspresidenti i Komisionit Europian për Energjinë.

Ai e vlerësoi si tepër të rëndësishme miratimin që i dha Komisioni Europian ndërtimit të gazsjellësit, si pjesë e rëndësishme e Korridorit Jugor të gazit.
Sot, ky projekt është ndër prioritetet e e Komisionit Europian në lidhj me energjinë, i cili synon që të diversifikojë burimet dhe rrugët e furnizimit.
TAP do të bëjë të mundur trasnportimin e 10 miliardë metër kub gaz nga Azerbajxhani për t’u shpërndarë më pas në Europë e më tej në Gjeorgji dhe Turqi. Sipas Sefcovic ndërtimi i TAP do të nisë në tremujorin e tretë të këitj viti, ndërsa sasia e parë e gazit nga kaspiku për në BE do të mund të mbërrijë në
2020-ën. TAP do të investojë 5.6 miliardë euro gjatë pesë viteve të ardhshme, nga të cilat rreth 2.3 miliardë euro do t’i shkojnë direkt Greqisë.
TAP do të transportojë gazin natyror nga fushat e Shah Deniz 2 në Azerbajxhan direkt për në Europë. Ai do të ketë një gjatësi prej rreth 870 km dhe do të lidhet me gazsjellësin Trans Anatolian Pipeline (TANAP) në kufirin turko – grek në Kipoi, përgjatë Greqisë dhe Shqipërisë, në detine Adriatik dhe më pas në jug të Italisë.

Sefcovic tha se Komisioni për Energjinë do të mbështesë përmirësimin e infrastrukturës dhe ndërlidhjet mes shteteve anëtare për të siguruar që të gjitha të kenë akses ndaj kapiciteteve transportuese të gazit të lëngshëm.

“Ky është saktësisht objektivi i grupit të nivelit të lartë në CESEC ( në grupin e Europës Juglindore për ndërlidhjen me gaz), i cili është krijuar një vit më parë për të adresuar më mirë prioritetet infrastrukturore dhe për të këshilluar zbatuesit e tij në mënyrë që të garantohet furnizimi me gaz. Objektivi ynë është që çdo shtet anëtar, në rajon të jetë akses në furnizimin me gaz”, thotë ai.
Ndërsa interkonjeksioni i gazit mes Greqisë dhe Bullgarisë (IGB), sipas Sefcovic, është një nga shtatë projektet prioritare që janë identifikuar nga Grupi i Nivelit të Lartë i CESEC-së. “ Ky projekt duhet ndjekur me shpejtësi në mënyrë që të përfitohet nga gazi që do të transportohet nga Azerbajxhani dhe që do të krijojë mundësi për ndërlidhjen me TAP në Greqi”, tha Sefcovic.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.