Të gjithë aktorët e serialit “The Pitt” që dolën në tapetin e kuq të Emmy 2026
Seriali “The Pitt” u bë emisioni me më shumë nominime në edicionin e 78-të të Çmimeve Primetime Emmy, pas përfundimit të sezonit të dytë në prill. Drama mjekësore e HBO Max mori 25 nominime, përfshirë kandidaturën për Serialin më të Mirë Dramë, nominimin për Regji në një serial dramatik për Noah Wyle dhe nominime në shkrim për Valerie Chu, Kirsten Pierre-Geyfman dhe R. Scott Gemmill.
Sipas Harper’s Bazaar, shumica e kastit e mbështetën serialin në natën e ndarjeve të çmimeve: Noah Wyle ishte nominuar si Aktori kryesor në një serial dramatik, ndërsa disa anëtarë të tjerë morën nominime në kategoritë dytësore, përfshirë Patrick Ball, Shawn Hatosy, Gerran Howell, Taylor Dearden, Fiona Dourif, Katherine LaNasa dhe Sepideh Moafi.
Në tapetin e kuq të Emmy ishin të pranishëm aktorët dhe aktoret kryesore të serialit, mes të cilëve Noah Wyle, Patrick Ball, Katherine LaNasa, Supriya Ganesh, Fiona Dourif, Taylor Dearden, Isa Briones, Gerran Howell, Shabana Azeez dhe Sepideh Moafi.
Vitin e kaluar, nga 13 nominime seriali fitoi pesë çmime, përfshirë atë për Serialin më të Mirë Dramë dhe çmime aktoriale për Wyle dhe LaNasa; gjithashtu “The Pitt” siguroi pesë çmime në ceremoninë Creative Arts Emmy më herët këtë muaj. Edhe pse konkurenca ishte e fortë me tituj si Pluribus, Paradise, The Diplomat, The Gilded Age, A Knight of the Seven Kingdoms, Slow Horses dhe Your Friends & Neighbors, pritshmëritë ishin që seriali të konkuronte për disa statueta edhe këtë vit.
Fotografitë dhe lista e të pranishmëve në tapetin e kuq u publikuan nga Harper’s Bazaar.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.