Të shtëna me armë në Ndroq, gjendet dhe sekuestrohet një çifte
Policia ka nisur hetimet pas një telefonate për të shtëna me armë në fshatin Zbarqe, në zonën e Ndroqit mbrëmjen e së shtunës
Sipas informacionit paraprak të Policisë, në Sallën Operative të DVP Tiranë është raportuar se në zonë janë dëgjuar të shtëna me armë.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Gjatë veprimeve të para hetimore dhe kontrollit të zonës, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu tip çifte, së bashku me municion.
Për verifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, janë shoqëruar në Komisariat 4 shtetas.
Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e rrethanave në të cilat kanë ndodhur të shtënat.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.