🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 15 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,027 ▲ +0.32% ETH $1,880 ▲ +0.29% XRP $1.0021 ▼ -0.16% SOL $75.2100 ▼ -0.42%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
15 Aug 2026
Breaking
Kosova

Temperaturat e larta, IKSHPK apelon për kujdes: Fëmijët të mos lihen as për pak minuta në automjete

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, duke paralajmëruar se vapa mund të ndikojë seriozisht në shëndetin e qytetarëve.

Përmes një njoftimi, IKSHPK rekomandon që qytetarët të pinë ujë rregullisht dhe të shmangin pijet me sheqer dhe alkool. Po ashtu, këshillohet që të kufizohen daljet në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës, nga 11:00 deri në 17:00, si dhe të qëndrohet në ambiente me hije ose të freskëta.

Instituti u bën thirrje qytetarëve të veshin rroba të lehta, prej pambuku dhe me ngjyra të hapura, ndërsa kërkon kujdes të veçantë për të moshuarit, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta.

Njëkohësisht, IKSHPK rikujton se fëmijët nuk duhet të lihen as për pak minuta brenda automjeteve, pasi temperatura në makinë rritet shumë shpejt dhe mund të paraqesë rrezik serioz për jetën.

Instituti gjithashtu rekomandon hidratim të vazhdueshëm, përdorimin e kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit, mbrojtjen e syve dhe kokës me kapelë ose syze, si dhe kujdes ndaj simptomave të goditjes nga nxehtësia, si lodhja, marramendja dhe dhimbja e kokës. Në rast të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, qytetarët këshillohen të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.