Tenis, ATP Finals/ Alcaraz tregon forcën në debutim
Turneu “Nitto ATP Finals” në “Inalpi Arena” nisi në mënyrë ideale për Carlos Alcarazin, pasi mundi Tiafoe me rezultatin 6-2, 6-2, duke marrë menjëherë kryesimin në Grupin “Lendl”.
Tenisti spanjoll e nisi fuqishëm ndeshjen, u shkëput dhe mbylli setin e parë 6-2. Në setin e dytë, amerikani u përpoq të rikthehej në lojë, por pa mundur që të ndryshonte fatin e ndeshjes.
Alcaraz nuk bëri asnjë gabim, duke e mbyllur ndeshjen me fitoren e pastër 2-0 (6-2, 6-2).
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.