☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,078 ▲ +0.86% ETH $2,273 ▲ +1.14% XRP $1.2533 ▲ +0.34% SOL $95.0800 ▼ -0.73%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Tensione në Këshillin e Komunës së Tetovës, këshilltarët e BDI-së lëshojnë seancën

Katër orë dhe dy pauza të gjata për koordinim u deshën për të miratuar rendin e ditës të Këshillit të Komunës së Tetovës për seancën e 15-të, puna e së cilës u braktis nga këshilltarët e BDI-së, megjithëse propozimi i tyre për të pasur një pikë për riemërtimin e 67 rrugëve u pranua.

Ky propozim, përveç BDI-së, u votua edhe nga këshilltarët e VLEN-it, ndërsa këshilltarët e tjerë votuan kundër dhe abstenuan.

Këshilltarët e BDI-së nuk u pajtuan që propozimi i tyre për riemërtimin e 67 rrugëve të jetë i fundit, pas 25 pikave të parashikuara tashmë në rendin e ditës. Pas koordinimit të dytë, ata e lëshuan seancën.

“Po e lëmë seancën sepse nuk e di sa herë kërkuam që pika jonë të jetë e para në rendin e ditës. Por kolegët nga VLEN, duke filluar nga kryetari, gjithmonë e kanë refuzuar një gjë të tillë. Kemi pasur tre ose katër takime midis nesh, dhe përsëri u vendos që të mos jetë pika e parë në rendin e ditës”, tha Berat Murati, koordinator i grupit të këshilltarëve të BDI-së.

Albi Qamili, këshilltar i VLEN-it dhe nënkryetar komune, vlerësoi se BDI po krijon tensione artificiale për të lënë në hije lajmin për fillimin e punimeve në rrugën Tetovë-Prizren apo shumë gjëra të tjera që po bën pushteti vendor.

“Sot pamë sjellje të çuditshme të këshilltarëve të BDI-së, të cilët, në përpjekje për të krijuar teatër politik, propozuan një rivotim për emrat e rrugëve. Pasi kërkesa e tyre u pranua nga ne, këshilltarët e BDI-së u larguan nga seanca. Komisioni për Riemërtimin e Rrugëve do të mbajë mbledhje nesër, ku do të fillojë zgjidhja e problemit, sipas të gjitha procedurave”, tha Qamili.

BDI paraqiti propozim për emërtimin e rrugëve pasi Gjykata Kushtetuese më 17 qershor rrëzoi vendimin e Këshillit të Komunës së Tetovës për riemërtimin e rrugëve nga viti 2007./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.