☁️
Tiranë 14°C · Vranët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 101.37 ▼1.84%
ARI 4,021 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,065 ▼ -0.68% ETH $2,319 ▼ -1.14% XRP $1.2820 ▼ -1.53% SOL $100.7900 ▼ -0.87%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.37 ▼1.84 % ARI 4,021 ▲0.32 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.37 ▼1.84 % ARI 4,021 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Kronika

Tensione te Kryeministria, policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Protestuesit që kanë qëndruar përgjatë gjithë natës në bulevard janë përballur me policinë që kërkon largimin e tyre.

Mesditën e kësaj të diele uniformat blu hoqën instalacionin e këpucëve të vendosura te shkallët e kryeministrisë që simbolizon largimin e të rinjve nga vendi për të emigruar jashtë vendit.

Protestuesit iu kundërpërgjigjen këtij veprimi duke u përplasur me policinë dhe duke i kërkuar procesverbalin për të kryer këtë akt.

“Ku i keni policet gra? Ku është procesverbali i këpucëve? Mos e prek gocën ku është territor publik”.

Ky është momenti kur protestuesit e mbetur në bulevard përpiqen të mos i lejojnë policët tu marrin këpucët, por dështuan.

Një tjetër tension i shënuar nga kjo përballje ishte momenti ku një polic i merr telefonin një protestuesi që po filmonte dhe refuzon t’ia kthejë.

“Jepi telefonin… Ja hajdutëria! Kjo është dhuna policore. Ky është provokim”.

Pas thirrjeve të shumta më pas aparati telefonik iu rikthye protestuesit.

Këtë të dielë protesta hyn në ditën e saj të 29-të. Në orën 19.00 tubuesit do të grumbullohen në Sheshin Skënderbej për të marshuar te kryeministria ku do të mbahen disa fjalime. Skenari i më passhëm mbetet për tu parë, njëlloj edhe përgjigjja që do i jepet mbledhjes së këpucëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.