☁️
Tiranë 24°C · Vranët 01 September 2026
S&P 500 7,631 ▼0.71%
DOW 52,767 ▼0.79%
NASDAQ 26,100 ▼1.03%
NAFTA 90.68 ▲5.74%
ARI 4,376 ▼2.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $77,135 ▼ -2.43% ETH $2,413 ▼ -2.77% XRP $1.3464 ▼ -3.05% SOL $99.3800 ▼ -4.29%
S&P 500 7,631 ▼0.71 % DOW 52,767 ▼0.79 % NASDAQ 26,100 ▼1.03 % NAFTA 90.68 ▲5.74 % ARI 4,376 ▼2.36 % S&P 500 7,631 ▼0.71 % DOW 52,767 ▼0.79 % NASDAQ 26,100 ▼1.03 % NAFTA 90.68 ▲5.74 % ARI 4,376 ▼2.36 %
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
01 Sep 2026
Breaking
Politika

Tensionet Berlin-Moskë pas sulmeve në Leipzig, reagon kryeministri Rama: Shqipëria qëndron e palëkundur përkrah Gjermanisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit diplomatike dhe të sigurisë mes Gjermanisë dhe Rusisë, pas konfirmimit nga qeveria gjermane se Moska qëndron pas sulmit të mbetur në tentativë me dronë në aeroportin e Leipzigut në muajin gusht.

Nëpërmjet një reagimi në platformën X, kreu i qeverisë shqiptare e ka cilësuar ngjarjen si një akt të hapur agresioni kundër Gjermanisë dhe sigurisë evropiane, duke i shprehur mbështetjen e plotë Kancelarit gjerman Friedrich Merz.

“Solidaritet i plotë me mikun tim Friedrich Merz, me Qeverinë gjermane dhe me popullin gjerman. Kancelari ka të drejtë që përgjigjet me qartësi dhe vendosmëri. Përballë luftës hibride nuk ka vend për hezitim. Shqipëria qëndron e palëkundur përkrah Gjermanisë, Ukrainës dhe të gjithë aleatëve tanë të NATO-s.”, shkruan Rama.

Sfondi i ngjarjes dhe masat gjermane

Reagimi i kryeministrit vjen në një moment kur tensionet midis Berlinit dhe Moskës kanë kaluar në një konflikt të hapur. Hetimet gjermane zbuluan tre dronë të mbushur me eksploziv në zonën e aeroportit Leipzig/Halle, të cilët dyshohet se kishin në shënjestër avionët e mallrave ukrainas dhe infrastrukturën logjistike të DHL. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, theksoi se këto gjetje, së bashku me provat e inteligjencës, vërtetojnë përgjegjësinë ruse në atë që ai e konsideron si “një seri të gjatë operacionesh destabilizuese”.

Si kundërpërgjigje, qeveria gjermane ka njoftuar masa të ashpra diplomatike, përfshirë mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme Ruse në Bon duke nisur nga 18 shtatori, ndërprerjen e kontratës për Shtëpinë Ruse në Berlin, shtrëngimin e kontrolleve kufitare dhe rritjen e presionit mbi “flotën në hije” të Rusisë.

Nga ana tjetër, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, paralajmëroi pasoja të rënda, duke deklaruar se Rusia do t’u përgjigjet të gjitha vendimeve gjermane me “përgjigje shkatërruese”.

Reagimet ndërkombëtare

Përballë këtij përshkallëzimi, krerët e institucioneve ndërkombëtare kanë dënuar fushatat e luftës hibride ruse. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi vendosmërinë e bllokut për të mos u përkulur përpara këtyre akteve.

“Ne do ta mbajmë BE-në të bashkuar pavarësisht këtyre akteve serioze dhe gjithnjë e më intensive. Qeveria gjermane ka marrë masa vendimtare. Dhe mesazhi është i qartë: sulmet hibride nuk do të kalojnë pa një përgjigje të qartë.”, tha ajo.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili i cilësoi përpjekjet ruse për frikësim si të kota, ndërsa kryeministrja italiane Giorgia Meloni i bëri thirrje Evropës të ruajë një qëndrim të palëkundur parandalues.

Incidentet hibride nuk janë kufizuar vetëm në Gjermani. Gjatë ditëve të fundit, mjete fluturuese të paidentifikuara kanë shkaktuar alarme në Letoni dhe Estoni, duke provokuar ngritjen e avionëve luftarakë të NATO-s, ndërkohë që Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se hapësira ajrore ruse po bëhet e pasigurt për shkak të intensifikimit të sulmeve me dronë nga pala ukrainase.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.