🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 02 July 2026
S&P 500 7,536 ▲0.71%
DOW 52,757 ▲0.86%
NASDAQ 26,214 ▲0.67%
NAFTA 67.69 ▼1.3%
ARI 4,143 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
₿ CRYPTO
BTC $62,082 ▲ +3.57% ETH $1,716 ▲ +6.32% XRP $1.1034 ▲ +4.53% SOL $81.3100 ▲ +6.58%
S&P 500 7,536 ▲0.71 % DOW 52,757 ▲0.86 % NASDAQ 26,214 ▲0.67 % NAFTA 67.69 ▼1.3 % ARI 4,143 ▲1.49 % S&P 500 7,536 ▲0.71 % DOW 52,757 ▲0.86 % NASDAQ 26,214 ▲0.67 % NAFTA 67.69 ▼1.3 % ARI 4,143 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
02 Jul 2026
Breaking
Politika

Tensionet në protestë, reagon PD-ja: Kërkojmë lirimin e protestuesve të ndaluar

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me situatën e krijuar para Parlamentit, ku protestuesit u përplasën me policinë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, se kanë urdhëruar që të ushtrohet dhunë ndaj protestuesve.

Partia Demokratike ndoqi sot me shqetësimin më të madh, skenat e dhunës shtazarake të urdhëruar nga Edi Rama dhe Taulant Balla ndaj protestuesve paqësorë që kishin rrethuar parlamentin.

Me urdhër të Edi Ramës, sot narkopolicia përdori lëndë toksike, gaz lotsjellës të skaduar, përdori spray ariu, lëndë piroteknike, topat e ujit, zvarritjen, përgjakjen e protestuesve paqësorë me një egërsi të papërmbajtur.

Partia Demokratike deklaron se me këto akte, Edi Rama dhe organizata e tij kriminale, shpërfaqin para shqiptarëve moralin dhe fytyrën e tyre kriminale të vërtetë. Dëshmuan se janë të aftë dhe të gatshëm, të ndërmarrin çdo krim dhe çdo akt për të mbrojtur karrigen e tyre”, thuhet në deklaratën e PD.

Referuar shoqërimit të disa protestuesve nga policia, PD pretendon se dhjetra prej tyre u morën me dhunë për t’u transferuar në qelitë e komisariateve.

Me dhjetëra e dhjetëra protestues u morën forcërisht dhe me dhunë për t’u transferuar në qelitë e komisariateve.  Edhe një herë, kërkojmë lirimin e menjëhershëm, të të gjithë të ndaluarve, protestues paqësorë që po protestonin në përputhje me të drejtën e tyre kushtetuese dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.  Dënojmë me forcën më të madhe dhunën e egër të ushtruar ndaj tyre dhe u bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë, të bashkohen, të solidarizohen, të mbështesin me të gjithë potencialet e tyre suksesin e pandalshëm të lëvizjes rinore qytetare më të fuqishme që ka njohur vendi nga vitet ’90”, shkruhet në reagimin e PD.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.