☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,674 ▼0.44%
DOW 53,000 ▼0.87%
NASDAQ 26,093 ▼0.91%
NAFTA 86.51 ▲2.51%
ARI 4,575 ▲0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,357 ▲ +5.32% ETH $2,322 ▲ +10.77% XRP $1.2571 ▲ +17.63% SOL $87.1600 ▲ +6.2%
S&P 500 7,674 ▼0.44 % DOW 53,000 ▼0.87 % NASDAQ 26,093 ▼0.91 % NAFTA 86.51 ▲2.51 % ARI 4,575 ▲0.66 % S&P 500 7,674 ▼0.44 % DOW 53,000 ▼0.87 % NASDAQ 26,093 ▼0.91 % NAFTA 86.51 ▲2.51 % ARI 4,575 ▲0.66 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Politika

Tensionet në protestën para Parlamentit, Balla: Shërbëtorë të Shehajt, Qorit dhe Lapajt. Mos i lini partitë e vogla t’ju vjedhin kauzën

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka reaguar nga foltorja e Kuvendit pas tensioneve në protestën e qytetarëve jashtë godinës së Parlamentit, ku 6 qytetarë u shoqëruan nga policia pas tentativave për të çarë kordonin e policisë.

Balla deklaroi se protestuesit e sotëm nuk kanë lidhje me ata që prej 30 ditësh protestojnë para Kryeministrisë, por sipas tij janë anëtarë të partive “Mundësia” e Agron Shehajt, “Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorrit dhe “Shqipëria bëhet” e Adriatik Lapajt.

“Unë e di çfarë është protesta me vezë. Sot pranë Kuvendit ata protestues që kanë ardhur aty nuk kanë lidhje me protestën e vërtetë. Sot para Kuvendit kanë ardhur idhtarë, anëtarë, shërbëtorë të Arlind Qorit, Adriatik Lapajt dhe Agron Shehajt. Këta kanë ardhur për hesape të tyre. Mos i lini partitë e vogla t’iu vjedhin protestën. Kjo që ka ndodhur sot me gjuajtjen me vezë është pjesë e orkestruar nga tre dështakë politikë”, u shpreh ai.

Balla theksoi gjithashtu se protestuesit e sotëm nuk janë pjesë e qytetarëve që, sipas tij, protestojnë për çështje të ndryshme sociale dhe mjedisore, por një grup i organizuar politikisht. Ai shtoi më tej akuza edhe ndaj disa individëve, duke kërkuar hetim të thelluar për lidhje të pretenduara me struktura të huaja.

“Nuk janë djemtë e vajzat që hynë në këtë betejë për të mbrojtur flamingot. Ka dhe një pjesë të terroristëve të lidhur me Iranit të lidhur me Dritan Gonxhajn që duhet hetuar thellësisht për lidhjet e tij me regjimin terrorist të Iranit “, tha Balla.

Një grup protestuesish u mblodhën para Parlamentit ndërsa po zhvillohej seanca plenare. Protestuesit u përplasën me efektivët e policisë, duke tentuar të çajnë kordonin e sigurisë të vendosur përpara hyrjes së godinës së Kuvendit.

Si pasojë e incidenteve, 6 protestues janë shoqëruar në polici, mes tyre edhe aktivisti Dritan Goxhaj. Në protestat e zhvilluara deri më tani, Goxhaj ka qenë ai që ka lexuar publikisht kërkesat e protestuesve.

Pas përshkallëzimit të situatës, protestuesit janë nisur drejt Drejtorisë së Policisë, në shenjë mbështetjeje për personat e shoqëruar.

Gjatë protestës janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë dhe opozitës. Gjithashtu, disa protestues kanë hedhur sende në drejtim të automjeteve që po largoheshin nga ambientet e Kuvendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.