Tërmet i fortë godet Kinën, ja sa ishte magnituda
Një tërmet me magnitudë 7 ballë goditi të enjten Tibetin e Kinës rreth orës 22:33 sipas orës lokale. Lajmin e konfirmoi Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve të Kinës (CENC).
Epiqendra ishte në Nagqu, në Tibetin verior, në një thellësi prej 10 km dhe lartësia mesatare brenda 5 km nga epiqendra, treguan të dhënat e CENC.
Tërmeti u ndje qartë në zonën lokale. Epiqendra ishte rreth 400 km larg kryeqytetit tibetian, Lhasa. Deri tani nuk ka patur raportime për viktima ose dëme në ndërtesa.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.