☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,706 ▼0.5%
DOW 52,266 ▼0.4%
NASDAQ 26,130 ▼1.58%
NAFTA 102.32 ▼0.45%
ARI 4,030 ▼0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,886 ▼ -0.57% ETH $2,335 ▼ -1.23% XRP $1.2852 ▼ -3.54% SOL $100.1300 ▼ -2.31%
S&P 500 7,706 ▼0.5 % DOW 52,266 ▼0.4 % NASDAQ 26,130 ▼1.58 % NAFTA 102.32 ▼0.45 % ARI 4,030 ▼0.53 % S&P 500 7,706 ▼0.5 % DOW 52,266 ▼0.4 % NASDAQ 26,130 ▼1.58 % NAFTA 102.32 ▼0.45 % ARI 4,030 ▼0.53 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Thaçi dy ditë në Tiranë: Takime me krerë e shtetit; Nishanin, Ramën, Metën, Bashën dhe Veliajn; vizitë në Shkodër

Presidenti Hashim Thaçi, në fillim të kësaj jave do të vizitojë zyrtarisht Republikën e Shqipërisë. Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, më 3 dhe 4 tetor, presidenti Thaçi do të takohet me krerët e shtetit.

Të hënën (3 tetor), në orën 09:00, presidenti Thaçi do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani. Ndërsa, në orën 10:30, dy presidentët do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për medie.

Pas takimit me presidentin Nishani, në orën 11:00, presidenti Thaçi do të pritet nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kurse në orën 13:30, do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Pas takimeve me krerët e shtetit, presidenti Thaçi do të vizitojë familjen e shkrimtarit Dritero Agolli.

Ndërsa, në orën 16:30, presidenti Thaçi do të takohet edhe me liderin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Të nesërmen (4 tetor), në orën 09:00, presidenti Thaçi do të vendos kurore lulesh në monumentin “Nëna Shqipëri”.

Ndërsa, në orën 09:30, në Bashkinë e Tiranës do të takohet me kryebashkiakun Erion Velijaj.

Pas këtij takimi, para se të niset për në Bashkinë e Shkodrës, presidenti Thaçi do të vendos gjithashtu kurore lulesh edhe te shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë.

Ndërsa, në mesditë, rreth orës 13:00, në Bushat të Shkodrës, presidenti Thaçi do t’i vizitojë futbollistët e kombëtares së Kosovës, të cilët po i bëjnë përgatitjet e fundit për ndeshjen me Kroacinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.