🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.28 ▼0.95%
ARI 4,140 ▲1.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,680 ▲ +4.64% ETH $2,429 ▲ +7.15% XRP $1.3071 ▲ +4.17% SOL $95.9400 ▲ +4.1%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.28 ▼0.95 % ARI 4,140 ▲1.64 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.28 ▼0.95 % ARI 4,140 ▲1.64 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

Prokuroria mban në sirtar emrat, 2,868 të dënuar ende presin përfitimin nga amnistia

Amnistia e këtij viti u hapi dyert e qelive dhjetëra të burgosurve, por për dhjetëra të tjerë të dënuar me forma të tjera dënimi, pra jo me burgim, zbatimi i saj ende pritet.

Ndër ta janë edhe të dënuarit me shërbim prove, për të cilët Prokuroria nuk ia ka deleguar ende statusin e përfituesit Shërbimit të Provës, pasi emrat e tyre i mban ende në sirtar.

Gjatë një interviste për Top Channel, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, pranoi se për 2,868 shtetas të dënuar me mënyra alternative të vuajtjes së dënimit dhe që mbikëqyren nga ky institucion, të cilët kanë përfituar ulje dënimi, akuza nuk ka përcjellë ende përllogaritjet e zbritjes së dënimit.

Nga amnistia e këtij viti përfituan lirimin e menjëhershëm 466 të burgosur, ndërsa mbi 800 të tjerë morën ulje dënimi.

Të drejtën për të përfituar nga amnistia, nëse vendimi është shpallur para 31 majit, e kanë edhe ata shtetas ndaj të cilëve vendimi ka marrë formë të prerë ose që nuk e kanë apeluar çështjen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.