☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,070 ▲ +0.79% ETH $2,272 ▲ +1.05% XRP $1.2533 ▲ +0.3% SOL $95.0600 ▼ -0.84%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Tirana në ngërçin e Veliajt, Kume: Ligji u shkel nga palët, shkarkimi tani nuk do ta zgjidhte krizën e kryeqytetit!

Kryeqyteti po vuan pasojat e shkeljes së ligjit nga të gjitha palët.

Rasti i Erion Veliajt në analizën e ish kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume tregon një lojë të zhvilluar në funksion të interesave politike të momentit.

“Rast shume i dukshëm për mos respektimin e kërkesave të shtetit ligjor. E ke të shkruar në ligj sesi veprohet në një situatë të tillë , nuk e ke zbatuar, ke bërë sikur e ke zbatuar, opozitë dhe mazhorancë. E ke bërë vetëm për sa kohë qe ke menduar se të vlen politikisht por jo se do që të rregullosh atë për të cilën flet dhe deklarohesh: qeverisjen normale të komunitetit të kryeqytetit të vendit, që normale mund të jetë vetëm kur qeveriset nga ai që ka mandatin e zgjedhur”, u shpreh eksperti zgjedhor Kristaq Kume për “Top Channel”.

Deklaratat se Kushtetuesja riktheu në detyrë kryetarin e shkarkuar nuk janë të drejta sipas Kumes. Eksperti argumenton se Gjykata ka rrëzuar mënyrën e ndërprerjes së kontratës me kryebashkiakun, ku Këshilli Bashkiak nuk dëgjoi Erion Veliaj në mbledhje dhe qeveria nuk ju referua nenit 115 në Kushtetutë.

“Ligji për vetëqeverisjen vendore i cili parashikon fillimin e procedurave për ndërprerjen e mandatit kur nuk je prezent në punë, zyrë për 3 muaj. Këtë nuk e trajtoj Gjykata Kushtetuese, nuk e hodhi poshtë, nuk u mor me ligjin. Mungesa 3 mujore është shkelje e rëndë e ligjit, gjë që do të thotë atë që e bëri jo mirë dhe jo në rregull Këshilli Bashkiak dhe Këshilli i Ministrave duhet ta ribënte”, u shpreh Kume.

Por sot kur bashkia e Tiranës drejtohet nga qelia pasi Erion Veliaj shfuqizoi kompetencat e deleguara te nënkryetarja Anuela Ristani, zbatimi i ligjit do të ishte pa vlerë pasi ngërçi nuk do të zgjidhej.

“Nëqoftëse mblidhet sot Këshilli Bashkiak dhe zhvillon procedurën e ligjshme duke e dëgjuar Veliajn. Më pas merr vendimin për ta shkarkuar, ja dërgon Këshillit të Ministrave, i cili do kohën e vet për ta trajtuar. Duhet pastaj të mblidhet Gjykata Kushtetuese. E gjitha kjo patjetër që kërkon kohë… Vërtet zoti Veliaj nuk mund ta gëzojë më n.q.s vendoset shkarkimi, por askush tjetër nuk mund të zgjidhet në vend të tij sepse vakanca e krijuar 6 muaj përpara ditës së zgjedhjeve të ardhshme nuk kërkon plotësim nëpërmjet një procesi zgjedhor”, tha eksperti.

E vetmja zgjidhje sipas Kristaq Kumes do të jetë vendimi i Gjykatës së Lartë që duhet të specifikojë në rast të lehtësimit të masës në arrest shtëpie, se kush do të jetë përgjegjës për takimin me Veliajn për drejtimin e bashkisë së Tiranës, deri në pritje të zgjedhjeve të reja lokale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.