☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.20 ▼1.53%
ARI 4,073 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $81,230 ▲ +1.38% ETH $2,362 ▲ +1.97% XRP $1.3287 ▲ +2.56% SOL $101.7200 ▲ +0.98%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.20 ▼1.53 % ARI 4,073 ▲0.86 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.20 ▼1.53 % ARI 4,073 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Arte

Tradita, ritualet dhe arti modern bashkohen në projektin artistik “Mbi fjalë”

“Mbi fjalë” është një projekt artistik, që sjell në skenë një ndërthurje mes traditës dhe bashkëkohores. Një projekt artistik me regji nga Blenard Azizaj, që synon të risjellë në vëmendje dhe të modernizojë elementët më thelbësorë të trashëgimisë kulturore shqiptare përmes një qasjeje bashkëkohore.

“Mbi fjalë” u shfaq premierë vjet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë, për t’u rikthyer sërish në skenë për publikun. Një tjetër projekt artistik, që vjen nga Azizaj këtë sezon, i cili do të shfaqet për tre mbrëmje me radhë për publikun. Duke ndërthurur artin e kërcimit modern me ritualet tradicionale, veshjet popullore dhe muzikën karakteristike të trevave shqiptare, projekti artistik “Mbi fjalë” krijon një urë mes të kaluarës dhe të tashmes, duke nxitur reflektimin mbi identitetin kombëtar dhe vlerat kulturore që na bashkojnë. Siç është bërë me dije më parë nga teatri, qëllimi kryesor i projektit është promovimi i trashëgimisë kulturore shqiptare në një formë të re dhe tërheqëse, duke e përafruar atë me brezat e rinj dhe me publikun ndërkombëtar.

“Në kohën e globalizimit dhe asimilimit kulturor, “Mbi fjalë” synon të ruajë dhe të ripërpunojë këto vlera duke përdorur gjuhën e artit bashkëkohor, si koreografia moderne, tingujt elektronikë dhe vizualet multimediale”, thuhet për këtë projekt, që këtë herë vjen nga Blenard Azizaj. Projekti artistik “Mbi fjalë” është produksion i Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, si dhe Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë, Tiranë. Një projekt me regji dhe koreografi nga Blenard Azizaj, muzika Tomor Kuçi, skenografia Blenard Azizaj dhe Beqo Nanaj, kostume Sofi Kara. Asistent koreograf Rowan Schratzberger dhe Mariel Brahimllari, këndon Adriana Tolka. Aktor dhe interpretues Rafael Hoxhaj. Interpretues Rowan Schratzberger, Semela Skenderasi, Mariel Brahimllari, Katerina Goga, Chiara Xoxi, Elion Guri.

Rikthimi në skenë

“Mbi fjalë” rikthehet në skenë në datat 29, 30 dhe 31 maj. Më rikthimin e “Mbi fjalë” skena e kryeqytetit pasurohet me një tjetër projekt, që bëhet pjesë e jetës artistike dhe kulturore këtë sezon. Koreografi Blenard Azizaj studioi në Shkollën Kombëtare Shtetërore të Vallëzimit në Greqi, ku u diplomua në Pedagogji dhe Koreografi dhe Vallëzim. Ai ka punuar dhe bashkëpunuar me kompani të ndryshme në të gjithë Evropën, si Sasha Waltz & Guests në Berlin, Kompania Akram Khan në Londër dhe Cie Linga në Loza. Me performancën “No-w-Here” të Blenard Azizaj, disa ditë më parë HangArt në Kinostudio hapi një sezon të ri artistik, kushtuar energjisë së skenës alternative, artistëve të rinj dhe formave eksperimentale të krijimit bashkëkohor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.