☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 09 July 2026
S&P 500 7,483 ▼0.28%
DOW 52,348 ▼1.09%
NASDAQ 25,871 ▲0.2%
NAFTA 74.00 ▲0.65%
ARI 4,115 ▲0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178 EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178
₿ CRYPTO
BTC $62,709 ▲ +0.96% ETH $1,742 ▲ +0.24% XRP $1.0916 ▲ +0.97% SOL $77.3900 ▲ +0.3%
S&P 500 7,483 ▼0.28 % DOW 52,348 ▼1.09 % NASDAQ 25,871 ▲0.2 % NAFTA 74.00 ▲0.65 % ARI 4,115 ▲0.79 % S&P 500 7,483 ▼0.28 % DOW 52,348 ▼1.09 % NASDAQ 25,871 ▲0.2 % NAFTA 74.00 ▲0.65 % ARI 4,115 ▲0.79 %
EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178 EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178
09 Jul 2026
Breaking
Kronika

Trafiku i organeve, Sollaku: Hetimet u kryen!

Ish-prokurori i përgjithshëm Theodhori Sollaku deklaron gjatë një interviste dhene për Top Channel se, shteti shqiptar i ka dhënë të gjithë ndihmën e nevojshme gjykatës së Hagës, për të kryer hetimet në Shqipëri.

Sollaku shprehet se gjatë një dreke pune me ish-presidentin Meidani dhe prokuroren Del Ponte, kur mbante postin e këshilltarit juridik në Presidencë, është shprehur vullneti i plotë i bashkëpunimit, por edhe gjatë kohës që ai ka drejtuar organin e akuzës shqiptare. 

“Më bëri një pyetje disi provokative, tha: do kontribuojë Shqipëria nëse gjykata do të ketë nevojë? I shpreha gatishmërinë e shtetit shqiptar. Shqipëria e ka bërë të qartë se bashkëpunimi me Hagën do të jetë në lartësinë e duhur. Dhe kur u bëra kryeprokuror gjeta një letër nga Haga që kërkonte hetime dhe udhëzova kryerjen e hetimeve në Burrel”, deklaron Sollaku. 

Edhe pse u kryen ekspertiza me mjete moderne për ekzaminime të njollave të gjakut të padukshme, në fund nuk u mor asnjë kampion i tyre nga ekspertët e Hages, për shkak se rezultonin të bagëtive të therrura. 

“Unë mendoj se në një kohë të dytë, nëse autoritetet serbe do të plotësojnë kërkesën, do të ishte që duke i dhënë rrugë kësaj letërporosie të mbyllet përfundimisht këtë cështje”, shprehet Sollaku. 

Ish-kryeprokurori shton se, prokurorët serbë duhet të bëjnë edhe një tjetër kërkesë konform konventës në fuqi, që të kryhet sërish një hetim që do të mbyllë përfundimisht të gjithë zhurmën.

“Mendoj se nëse do të ishte gjetur dicka serioze për hetimin, të paktën ata do të kishin marrë gjurmët e gjakut, gjë që nuk është bërë dhe mundësi tjetër për të marrë kampione ata nuk kanë patur. Kjo tregon se interesi nuk ka qenë për të vazhduar më tej sepse nuk kanë gjetur asnjë provë”, shton Sollaku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.