☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,706 ▼0.5%
DOW 52,266 ▼0.4%
NASDAQ 26,130 ▼1.58%
NAFTA 102.32 ▼0.45%
ARI 4,030 ▼0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,886 ▼ -0.57% ETH $2,335 ▼ -1.23% XRP $1.2852 ▼ -3.54% SOL $100.1300 ▼ -2.31%
S&P 500 7,706 ▼0.5 % DOW 52,266 ▼0.4 % NASDAQ 26,130 ▼1.58 % NAFTA 102.32 ▼0.45 % ARI 4,030 ▼0.53 % S&P 500 7,706 ▼0.5 % DOW 52,266 ▼0.4 % NASDAQ 26,130 ▼1.58 % NAFTA 102.32 ▼0.45 % ARI 4,030 ▼0.53 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Boterori

Trajnerët flasin para startit të Serie A/ Interi pret Monzën, Napoli sfidon Genoan

Me nisjen e Serisë A këtë fundjavë, gara për titull premton të jetë një nga më të fortat e viteve të fundit.

Napoli dhe Interi nisin sezonin me ambicie të mëdha, Milani i ka besuar një trajneri të ri, ndërsa Roma e Komo duan të surprizojnë.

Por, Maks Allegri duket se ka zgjedhur ta kalojë presionin te kampionët në fuqi.

Trajneri i Napolit e konsideron Interin favorit, pikërisht sepse janë ata që mbajnë kurorën e titullit, ndërsa paralajmëron se edhe shtatë skuadra të tjera mund të futen në garën për kreun.

“Interi është favorit sepse ka fituar titullin, por janë edhe shtatë skuadra të tjera që mund të sjellin një kampionat të bukur në garën për kreun: Napoli, Milani, Juventusi, Komo, Roma, Fiorentina dhe Atalanta. Është një botë e gjitha për t’u zbuluar. Duhet të ruajmë ekuilibrin, pastaj nis edhe Liga e Kampioneve, një tjetër objektiv dhe një kompeticion shumë i bukur për t’u luajtur. Duhet të punojmë që të jemi gjithmonë konkurrues”, tha Allegri.

Në krahun tjetër, Kristian Chivu e nis mbrojtjen e titullit me një mesazh të qartë: Interi nuk ka frikë nga askush, por e di shumë mirë se këtë sezon të gjithë do të duan ta mposhtin.

“Unë jam ende i njëjti. Më intereson të ndihmoj lojtarët e mi. Nuk jam perfekt. Do të fillojmë nga e para, duke e ditur se jemi ende skuadra për t’u mposhtur dhe askush nuk do të na japë asgjë. Nuk kemi frikë nga askush. Kjo skuadër ka treguar vitet e fundit se mund të konkurrojë në një nivel të caktuar dhe ne duhet ta ruajmë atë standard. Shoh një uri të madhe dhe besoj se gjithmonë mund të bëjmë më shumë. Duhet të mendojmë hap pas hapi, ndeshje pas ndeshjeje, dhe sot vetëm Monza ka rëndësi”, tha Chivu.

Interi do të luajë kundër Monxës ditën e shtunë në orën 18:30 në shtëpi, ndërsa Napoli do ta nisë kampionatin në transfertë kundër Xhenovës, me sfidën që do të fillojë në orën 20:45.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.