☁️
Tiranë 18°C · Vranët 13 Nëntor 2026
S&P 500 7,592 ▼0.35%
DOW 52,297 ▼0.36%
NASDAQ 25,366 ▼0.39%
NAFTA 88.29 ▼0.51%
ARI 3,901 ▲0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
₿ CRYPTO
BTC $68,265 ▼ -7.27% ETH $1,913 ▼ -6.64% XRP $1.0130 ▼ -2.83% SOL $78.5500 ▼ -5.41%
S&P 500 7,592 ▼0.35 % DOW 52,297 ▼0.36 % NASDAQ 25,366 ▼0.39 % NAFTA 88.29 ▼0.51 % ARI 3,901 ▲0.41 % S&P 500 7,592 ▼0.35 % DOW 52,297 ▼0.36 % NASDAQ 25,366 ▼0.39 % NAFTA 88.29 ▼0.51 % ARI 3,901 ▲0.41 %
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
13 Nën 2026
Breaking
Sporti

Trajneri Maran: Të festojmë sot, nga nesër do mendojmë për Bjellorusinë

Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran ka komentuar fitoren 2-0 të arritur përballë Finlandës në Ligën e Kombeve, raundi i pestë në Grupin C1.

“Jam i lumtur, si të mos jem! Përveç rezultatit, ishte një festë për të gjithë. Tifozët u argëtuan, u kthyen në shtëpi të lumtur për fitoren. T’i gëzohemi sot kësaj fitoreje, nga nesër do të mendojmë për Bjellorusinë”.

“Me Finlandën nuk ishte e thjeshtë, sepse në fund të pjesës së parë u tërhoqëm dhe nuk bëmë presion. Ne nuk duhet të bëhemi ekip pasiv, sepse kur bëhemi të tillë, të tjerët bëjnë lëvizje. Duhet të kemi presionin e duhur ndaj kundërshtarëve. Lejojmë pak, por nëse e lëshojmë, si në fund, e kemi parë që nuk jemi aty ku duhet. Mendoj se kur e kalojmë këtë, nuk kemi probleme”.

“Mendoj se kemi bërë shumë prekje në zonën kundërshtare, kemi qenë shumë atje. Në tranzicione duhet të jemi shumë më mirë, por kur ke shumë lojtarë… Gjëja e rëndësishme është se ishim në shumë raste, edhe pse nuk kishim shumë gjuajtje, por kishte shumë prekje në një ndeshje të ekuilibruar dhe ndoshta edhe kjo ndikoi shumë”.

“Muçi? Na ka treguar se bën gola të tillë. Jam i bindur se ka në këmbët e tij numra të tillë. I bëra komplimente djemve dhe duhet të rikuperojmë, sepse kemi një betejë tjetër të dielën. Muçi ndjehet i rëndësishëm për këtë ekip, por, siç ndjehen të gjithë”.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.