Trotinetet elektrikë ndalohen për personat nën 18 vjeç, miratohen ndryshimet ligjore në Kuvend
Në Kuvend është miratuar Ligji për rregullimin e përdorimit të trotinetëve elektrikë, me të cilin vendosen rregulla më të rrepta për qarkullimin e tyre dhe rritet siguria në komunikacion. Sipas ligjit të ri, trotinetët elektrikë do të mund t’i përdorin vetëm personat mbi 18 vjeç. Po ashtu, parashikohen kufizime të qarkullimit dhe rregulla të qarta për mënyrën e përdorimit, me qëllim uljen e aksidenteve në trafik.
Ligji sjell edhe masa më të ashpra ndëshkimore për shkeljet, përfshirë tejkalimin e shpejtësisë, drejtimin nën ndikimin e alkoolit, si dhe bartjen e personave të tjerë në trotinet. Për shkeljet më të rënda parashikohet edhe konfiskim i përkohshëm i mjetit deri në 30 ditë, përveç gjobave.
Autoritetet theksojnë se qëllimi i ndryshimeve është rritja e sigurisë rrugore, pasi statistikat tregojnë numër të shtuar të aksidenteve me përfshirjen e trotinetëve dhe mjeteve të ngjashme, përfshirë lëndime të rënda dhe raste fatale.
Me ligjin e ri synohet ulja e aksidenteve dhe rregullimi më i qartë i përdorimit të këtyre mjeteve, të cilat janë bërë gjithnjë e më të pranishme në komunikacionin urban.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.