☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,784 ▲ +0.28% ETH $2,687 ▲ +0.69% XRP $1.4870 ▲ +0.45% SOL $119.7700 ▲ +1.03%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
04 Tet 2026
Breaking
roze

Trump publikon video satirike me AI, në fokus Julia Roberts dhe Robert De Niro

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në rrjetet sociale një video të krijuar me inteligjencë artificiale (AI), ku ironizon disa prej figurave më të njohura të Hollywood-it, të cilët prej vitesh kanë qenë kritikë të tij.

Në video, Trump shfaqet në rolin e një mjeku të quajtur “Dr. Trump”, duke pretenduar se po trajton pacientë që vuajnë nga ajo që ai e quan “Trump Derangement Syndrome” (TDS) – një term që ai e përdor për të përshkruar kundërshtarët e tij politikë.

Videoja, e realizuar në stilin e një reklame farmaceutike, përfshin versione të krijuara me AI të aktorëve dhe personazheve të njohur si Julia Roberts, Robert De Niro, Rosie O’Donnell, Whoopi Goldberg, John Leguizamo dhe Edward Norton.

Në klip, personazhet e gjeneruar me AI bëjnë deklarata satirike, duke pretenduar se “trajtimet” e Dr. Trump i kanë ndihmuar të shërohen nga TDS.

Në fund të videos, Trump jep edhe “recetën” e tij: “Fikni lajmet e rreme, bëni lutjet tuaja dhe, nëse ndiheni në ankth, pini një Diet Coke si unë. Do të shihni një ndryshim të jashtëzakonshëm në jetën tuaj.”

 

Trump ka publikuar edhe më herët materiale të krijuara me inteligjencë artificiale në rrjetet sociale, të cilat shpesh kanë shkaktuar polemika dhe kritika. Në disa raste, ai ka përdorur të njëjtin term, “Trump Derangement Syndrome”, për të sulmuar kundërshtarët dhe kritikët e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.