☁️
Tiranë 20°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 104.15 ▲2.11%
ARI 3,966 ▼1.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,318 ▼ -3.6% ETH $2,231 ▼ -4.2% XRP $1.2456 ▼ -3.76% SOL $96.7700 ▼ -4.05%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.15 ▲2.11 % ARI 3,966 ▼1.62 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.15 ▲2.11 % ARI 3,966 ▼1.62 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Tsipras: Shpërbërja e Maqedonisë, krijon “Shqipërinë e Madhe”

Dështimi i Marrëveshjes së Prespës dhe një shpërbërje e Maqedonisë, mbart rrezikun e krijimit të Shqipërisë së Madhe. Deklarata vjen nga kryeministri grek Alexis Tsipras, i cili tha se pakti Athinë-Shkup u shërben interesave të Greqisë.

Greqia nuk ka asnjë interes nga një destabilizim në kufijtë e saj veriorë. Nuk ka asnjë interes të ketë një front të hapur në një vend që do të mund të ishte një hapësirë jetike për ekonominë dhe bizneset tona. Nuk ka asnjë interes nga shpërbërja e atij vendi dhe mundësia e një “Shqipërie të Madhe” në kufijtë tanë.

Në një intervistë për mediat vendase, Tsipras tha se Marrëveshja e Prespës do ta ketë rrugën e hapur në Parlamentin grek dhe se ajo është arritja më e rëndësishme e qeverisë së tij pas daljes së vendit nga kriza ekonomike.

“Menjëherë pasi të votohet në Parlamentin e Shkupit, qëllimi ynë është ta sjellim menjëherë Marrëveshjen e Prespës në parlament, natyrisht brenda muajit janar”.

I pyetur rreth një refuzimit të mundshëm të marrëveshjes nga “Grekët e Pavarur” të Panos Kamenosit, Kryeministri pohoi se në atë rast do të kërkojë mbështetjen e parlamentit.

“Besoj se z.Kamenos nuk do të zgjedhë të favorizojë kundërshtarin tonë. Por nëse e bën, unë do të kërkoj votëbesim nga parlamenti. Nëse nuk marr shumicën prej 151 deputetësh, kemi një problem politik jo kushtetues, atëherë do të thërras zgjedhjet e parakohshme”.

Marrëveshja historike mes Athinës dhe Shkupit e firmosur në Prespë në Qershor, pritet të ratifikohet brenda 15 janarit në Parlamentin e Maqedonisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.