Tiranë 36°C · Pjesërisht vranët 12 August 2026
S&P 500 7,748 ▲0.25%
DOW 53,813 ▲0.04%
NASDAQ 26,589 ▲0.54%
NAFTA 83.17 ▼0.04%
ARI 4,484 ▲0.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
₿ CRYPTO
BTC $63,560 ▼ -0.03% ETH $1,894 ▲ +1.65% XRP $1.0110 ▲ +0.36% SOL $75.7500 ▲ +1.08%
S&P 500 7,748 ▲0.25 % DOW 53,813 ▲0.04 % NASDAQ 26,589 ▲0.54 % NAFTA 83.17 ▼0.04 % ARI 4,484 ▲0.97 % S&P 500 7,748 ▲0.25 % DOW 53,813 ▲0.04 % NASDAQ 26,589 ▲0.54 % NAFTA 83.17 ▼0.04 % ARI 4,484 ▲0.97 %
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
12 Aug 2026
Breaking
Kosova

“Turku”, Vuçiq e përbuzë Ulutasin? “Mojsilloviq, e pati bisedën më të vështirë me komandantin e KFOR-it”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është referuar me përbuzje përkatësisë kombëtare të komandantit të KFOR-it, Ozkan Ulutash, derisa konfirmoi se me të ka biseduar shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq, lidhur me planin që Ura e Ibrit dhe Manastiri i Deçanit, gradualisht të kalojnë nën mbrojtjen e Policisë së Kosovës.

“Mojsiloviqi foli me njerëz nga KFOR-i, me komandantin Ulutas, turkun, i cili tha ‘pa problem, policia e Kosovës do të punojë me ne…’. Vërtet, pa problem? Në rregull, tani e shohim pse bëtë gjithçka që bëtë në vitin 1999, i kuptojmë të gjitha dhe nuk ka ndonjë filozofi të madhe, gjithçka është në rregull. Nga kjo perspektivë, të paktën e dimë me kë kemi të bëjmë. Thjesht mos u shtirni se jeni këtu për ndonjë lloj dialogu apo diçka të tillë, sepse nuk jeni për dialog”, theksoi Vuçiqi, plot mllef të martën mbrëma.Kjo, derisa pranoi se ”kjo ishte ndoshta biseda më e keqe midis Gjeneral Mojsiloviqit dhe komandantit të KFOR-it deri më tani”.Vuçiq i komentoi edhe reagimet e Bashkimit Evropian lidhur me paralajmërimin e tij për shqyrtimin e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. |

Sipas tij, nëse do të ishin pro dialogut siç po kërkon Brukseli të zgjidhet edhe kjo çështje, “shqiptarët do t’i kishin përmbushur detyrimet e tyre sipas Marrëveshjes së Brukselit, dhe ata kishin vetëm një detyrim – Marrëveshjen e Brukselit”.

“Dhe gjithçka u bë që ne ta përmbushnim, në mënyrë që ata të përmbushnin atë detyrim të vetëm. Dhe ata nuk e përmbushën, dhe as nuk u shkon ndërmend atyre ta përmbushin. Dhe thonë se nuk u shkon ndërmend. Dhe ju u jepni gjithçka tjetër vetëm sepse doni ta dëboni Serbinë nga Kosova. Dhe ju ende na kërkoni t’ju kërkojmë falje dhe t’ju themi sa të sjellshëm jeni, por ne jemi ‘të këqij’ dhe nuk dimë çfarë po bëjmë”, tha Vuçciq.

Ai tha se po jetojmë në një botë kaq hipokrite ku njerëzit pyesin veten pse dikush tjetër tha se nuk do ta respektonte integritetin territorial të një vendi tjetër, ndërkohë që nuk do ta respektonte Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe integritetin e Serbisë.

“Ata as nuk i respektojnë kontratat dhe marrëveshjet që kanë arritur dhe nënshkruar. Dhe ende po më japin leksione. Pra, nëse i jepni leksione dikujt tjetër, harrojeni mua. Ky është mesazhi im për ta”, tha Vuçiq.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.