☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.14 ▼0.99%
ARI 4,056 ▲2.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,570 ▲ +1.91% ETH $2,330 ▲ +2.8% XRP $1.2894 ▲ +2.49% SOL $93.7200 ▲ +1.32%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.14 ▼0.99 % ARI 4,056 ▲2.92 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.14 ▼0.99 % ARI 4,056 ▲2.92 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Bota

TURQI – Rreth 100 turistë evakuohen pas zjarrit në një anije

STAMBOLL, 13 gusht /ATSH-DPA/ – Një varkë turistike u përfshi nga zjarri sot në det, pranë resortit turistik “Fethiye”, në jugperëndim të Turqisë, duke detyruar 115 persona, mes tyre fëmijë dhe anëtarë të ekuipazhit, të hidheshin në det me jelekë shpëtimi.

Sipas AA-së, ekipet e emergjencës arritën të shuajnë zjarrin dhe të gjithë personat në bord u evakuuan me sukses.

Deri tani nuk janë raportuar viktima.

Dy persona që kishin thithur tym u dërguan në spital, ndërsa disa fëmijë iu nënshtruan kontrolleve mjekësore si masë paraprake.

Shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar.

Sipas agjencisë private ”Demiroren”, flakët nisën rreth orës 11:00, në kuzhinën e anijes, në gjirin Katranci.

Zjarri u përhap me shpejtësi në pjesë të tjera të mjetit, duke shkaktuar panik mes turistëve dhe ekuipazhit.

Pas përhapjes së flakëve, personat në bord u detyruan të largoheshin nga varka dhe të hynin në ujë me jelekë shpëtimi.

Në operacionin e shpëtimit morën pjesë ekipet e rojes bregdetare dhe policisë detare, ndërsa disa varka të tjera që ndodheshin pranë iu bashkuan ndërhyrjes.

Varka u dëmtua rëndë dhe u konsiderua e papërdorshme.

Autoritetet nisën hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit dhe nëse janë respektuar të gjitha masat e sigurisë.

“Fethiye” është një nga destinacionet më të njohura turistike të Turqisë dhe shëtitjet me varka përgjatë brigjeve të Egjeut dhe Mesdheut janë veçanërisht të preferuara gjatë sezonit veror. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.