🌫️
Tiranë 10°C · Mjegull 26 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 101.84 ▼1.38%
ARI 4,014 ▲0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,520 ▼ -0.07% ETH $2,346 ▲ +0.13% XRP $1.2999 ▲ +0.53% SOL $101.6700 ▲ +0.05%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.84 ▼1.38 % ARI 4,014 ▲0.14 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.84 ▼1.38 % ARI 4,014 ▲0.14 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
26 Tet 2026
Breaking
Bota

Turqia hap rrugën për pranimin e Finlandës në NATO

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan pas disa muajsh bllokade ka dhënë miratimin për antarësimin e Finlandës në NATO, por pa Suedinë. Presidenti finlandez Sauli Niinistö u prit nga presidenti i Turqisë Rexhep Tayp Erdogan në Ankara

Gjatë një vizite të presidentit finlandez Sauli Niinistö, Erdogan dha dritën e gjelbër për këtë hap. Erdogan tha në Ankara, se do të nisë procedurën për ratifikimin në parlament.

Pranimi i Finlandës mund të ratifikohet përpara zgjedjeve në Turqi më 14 maj. Finlanda dhe Suedia përpara dhjetë muajsh nën hijen e luftës sulmuese të Rusisë ndaj Ukrainës aplikuan për anëtarësim në NATO. 28 nga 30 vendet anëtare të aleancës i kanë ratifikuar protokollet e antarësimit, vetëm Hungaria dhe Turqia nuk e kanë ndërmarrë ende këtë hap.

Ankaraja i bllokoi anëtarësimet ndër të tjera duke iu referuar luftës së pamjaftueshme kundër “organizatave terroriste” në vendet aspirante për anëtarësim.Me këtë Turqia i referohet kryesisht partisë kurde të punës, që është e ndaluar dhe e shpallur prej Ankarasë si organizatë terroriste. Rezervat kanë të bëjnë kryesisht me Suedinë, ku janë të strehuar mbështetës të kësaj partie.

Që Erdogan do të pranonte Finlandën përpara Suedisë, e parashikonin gjithnjë e më shumë në vendet e Europës veriore. Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, të mërkurën (16.03.2023) gjatë një vizite në Berlin në takim me kancelarin Olaf Scholz tha, se vendi i tij ishte i përgatitur për këtë opcion, edhe pse do të kishte preferuar më shumë të anëtarësohej njëkohësisht me Finlandën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.