🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.39 ▲0.96%
ARI 3,928 ▼1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,471 ▼ -2.36% ETH $2,243 ▼ -1.99% XRP $1.2493 ▼ -0.37% SOL $91.5000 ▼ -3.34%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.39 ▲0.96 % ARI 3,928 ▼1.05 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.39 ▲0.96 % ARI 3,928 ▼1.05 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

UASHINGTON – Marrëveshje e përkohshme për kalimin e lirë në Ngushticën e Hormuzit

UASHINGTON, 7 gusht /ATSH-DPA/ – Një marrëveshje e përkohshme mes Iranit dhe Omanit pritet të mundësojë kalimin e lirë të anijeve në Ngushticën e Hormuzit, pa tarifa, leje apo pengesa, bëri të ditur një zyrtar amerikan.

Sipas tij, Hormuzi është një rrugë ujore ndërkombëtare dhe asnjë shtet nuk ka të drejtë të kufizojë lundrimin në të.

Irani vazhdon të ketë kontroll praktik mbi këtë korridor strategjik, i cili përbën një nga rrugët më të rëndësishme në botë për eksportin e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm nga vendet e Gjirit.

Megjithatë, Teherani thuhet se është pranë arritjes së një marrëveshjeje me Omanin për normalizimin e qarkullimit detar.

Sipas informacioneve të publikuara, Irani ka propozuar një sistem të ri lundrimi, ku anijet do të hyjnë në Gjirin përmes një korridori verior në Ngushticën e Hormuzit dhe do të dalin përmes një korridori jugor përgjatë brigjeve të Omanit.

Kjo skemë synon të shmangë rreziqet dhe të lehtësojë lëvizjen e mjeteve detare.

Zyrtari amerikan theksoi se Shtetet e Bashkuara të Ametrikës nuk kanë qenë pjesë e negociatave mes Iranit dhe Omanit.

Bisedimet janë zhvilluar drejtpërdrejt mes dy vendeve, me synimin për të rikthyer sigurinë dhe funksionimin normal të një prej korridoreve më të rëndësishme detare në botë.

Marrëveshja konsiderohet si një zgjidhje e përkohshme, ndërsa vazhdon puna për pastrimin e minave detare që Irani kishte vendosur në zonë gjatë tensioneve të fundit ushtarake.

Vetëm pas përfundimit të këtij procesi pritet të rikthehet plotësisht lundrimi normal.

Ngushtica e Hormuzit ka qenë në qendër të përshkallëzimit të fundit të konfliktit mes SHBA-së dhe Iranit.

Përpara shpërthimit të luftës në fund të muajit shkurt, anijet kalonin pa pengesa në këtë rrugë strategjike, ndërsa tensionet e mëvonshme sollën kufizime dhe rritën shqetësimet për furnizimin global me energji./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.