☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.51 ▼1.24%
ARI 4,037 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,345 ▼ -1.5% ETH $2,329 ▼ -1.8% XRP $1.2949 ▼ -2.71% SOL $100.7500 ▼ -2.23%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.51 ▼1.24 % ARI 4,037 ▼0.35 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.51 ▼1.24 % ARI 4,037 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Ujë me tubacion nga Bistrica në Pulia, zyrtari italian-Ramës: Do përfitoni hapjen e vendeve të punës

Italia duket se nuk heq dorë nga ideja e vjetër për ndërtimin e një ujësjellësi nga Shqipëria drejt Pulias, pasi jugu i saj po përballet gjithnjë e më shumë me thatësirën.

Ideja që dikur iu propozua ish-kryeministrit Fatos Nano për të çuar me tubacione në jug të Italisë burimin e “Syrit të Kaltër” të Delvinës, tashmë është konkretizuar me një studim.

Sipas presidentit të Pulias Michele Emiliano, si dhe krerëve të Komfindustrisë Bari-Bat, do të duheshin 1 miliardë euro dhe 4 vite punë për ndërtimin 85 kilometrave tubacione nënujore nga Gjirokastra deri në brigjet e Pulias.

“Shqipëria është një vend i pasur me burime ujore, ne kemi dhe fatin që kemi marrëdhënie shumë të mira me ta. Jo vetëm që do të zgjidhnim problemin e furnizimit me ujë, por edhe vetë Shqipëria do të përfitonte diçka, pasi do të hapeshin rreth 8 mijë vende pune direkte dhe indirekte”, u shpreh Emiliano, i cili i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama me këtë propozim, raporton Corriere.it.

“Ne kemi një mundësi të madhe për të trajtuar krizën e ujit në mënyrë parandaluese. Ne mund t’i japim jetë një projekti të madh dhe ambicioz: të ndërtojmë një infrastrukturë mbresëlënëse ujore në detin Adriatik midis Pulias dhe Shqipërisë”, është shprehur Sergio Fontana, kreu i shoqatës së Konfindustrisë Pulieze.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.