🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,946 ▲ +0.49% ETH $2,246 ▲ +0.82% XRP $1.1690 ▼ -0.92% SOL $90.0100 ▲ +0.04%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

UKRAINË – Rusia godet selinë e SBU-së në Kiev, 12 të plagosur

KIEV, 4 shtator /ATSH-DPA/ – Një dron rus i mbushur me eksploziv goditi sot selinë kryesore të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU), në qendër të Kievit, njoftoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Zelensky tha se droni ishte drejtuar drejtpërdrejt ndaj zyrës së kreut të SBU-së, Oleksandr Poklad.

Sipas autoriteteve të Kievit, të paktën 12 persona u plagosën nga sulmi.

Godina e SBU-së pësoi dëmtime në çati dhe në murin e jashtëm, ndërsa autoritetet konfirmuan se kanë nisur riparimet.

Zelensky paralajmëron kundërpërgjigje

Zelensky tha se i ka kërkuar kreut të SBU-së të përgatisë një sulm hakmarrës ndaj Rusisë, duke përdorur të njëjtën mënyrë.

Më vonë, pas një bisede me Poklad, ai tha se zona ku do të kryhet kundërpërgjigjja është përcaktuar, ndërsa koha do të zgjidhet për të siguruar rezultatet e synuara.

Sulmi preku gjithashtu zonën e Katedrales së Shën Sofisë, pjesë e një kompleksi të mbrojtur nga UNESCO.

Sipas administratës së saj, u thyen dritaret e një godine administrative të shekullit XVIII.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, e cilësoi sulmin si “një përshkallëzim të madh” dhe i bëri thirrje UNESCO-s dhe komunitetit ndërkombëtar të reagojnë.

Sulmi ndodhi në një kohë kur po bëhen përpjekje të reja për rifillimin e negociatave të paqes, të ndërmjetësuara nga SHBA-ja. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.