Vardar mposht Shkendijën e Araçinovës 2:0 dhe ngjitet i treti në Ligën e Parë
Kampioni i Maqedonisë i dha fund serisë së tre fitoreve të ekipit nga Araçinova; golat e Boban Nikolovit dhe Goran Zakariqit në pjesën e dytë
Kampioni i Maqedonisë, Vardari, ka mposhtur Shkendijën e Araçinovës me rezultatin 2:0 në ndeshjen e javës së 8-të të Ligës së Parë të futbollit maqedonas, të zhvilluar në fushën e kompleksit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Ishte një fitore e merituar për skuadrën shkupjane, e cila dominoi pjesën e dytë të takimit dhe mori tri pikë të arta në garën për kreun e tabelës.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, por jo pa emocione. Vendasit iu afruan golit që në minutën e 12-të, kur Babunski goditi shtyllën e portës mysafire. Nga ana tjetër, edhe Shkendija e Araçinovës pati rastin e saj të artë: Fazlagiq doli ballë për ballë me portierin, por nuk arriti ta konkretizojë.
Zhvillimi i ndeshjes ndryshoi në pjesën e dytë. Vetëm dy minuta pas rifillimit, Boban Nikollov shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen e mysafirëve dhe në minutën e 47-të kaloi Vardarin në epërsi 1:0. Vendasit kërkuan me ngulm golin e dytë dhe në minutën e 55-të Goran Zakariqi goditi traversën.
Goli i sigurisë erdhi në minutën e 69-të: pas një asistimi të bukur të Omeragiqit, Zakariqi shënoi për 2:0, duke vulosur fitoren e kampionëve në fuqi.
Me këtë triumf, Vardari ngjitet në kuotën e 14 pikëve dhe zë vendin e tretë në renditje, baras me Struga TL, pesë pikë pas kryesueses Shkendija e Tetovës. Shkendija e Araçinovës, ndërkaq, mbetet e pesta me 13 pikë, ndërkaq kjo disfatë i dha fund serisë së tre fitoreve radhazi të ekipit nga Araçinova.
Burimi: Sport1



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.