🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.28 ▲0.13%
ARI 4,415 ▲0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
₿ CRYPTO
BTC $65,284 ▲ +0.57% ETH $1,926 ▲ +0.18% XRP $1.0371 ▼ -0.07% SOL $77.0400 ▲ +0.73%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.28 ▲0.13 % ARI 4,415 ▲0.34 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.28 ▲0.13 % ARI 4,415 ▲0.34 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
10 Aug 2026
Breaking
Kronika

Vatra zjarri aktive në Mallakastër e Patos! Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

Vijojnë që të jenë aktive vatrat e zjarrit edhe sot në 10 gusht në zonën e Mallakastrës dhe në Patos.

Siç bën me dije gazetarja e Klan News Anila Sefa, në Mallakastër janë angazhuar në total 20 trupa të FA, 10 efektivë të MZSH, 20 forca bashkiake, 4 forca nga Shërbimi Pyjor dhe një mjet zjarrfikës.

Ndërkaq, një numër i konsiderueshëm efektivësh janë në terren edhe në vatrën e Drenies në Patos.

Në Drenie janë në terren tre automjete zjarrfikëse, 12 efektivë të MZSH, 10 forca bashkiake, 20 trupa të FA.

Siç kishin paralajmëruar edhe autoritetet, muaji gusht pritet të mbajë i nxehtë dhe të mos jetë aspak i qetë në aspektin e zjarreve.

Vendi ynë, por edhe rajoni dhe Europa po përballen me zjarre në pyje. Vatra e fundit më problematike në Shqipëri ishte në Malin e Krujës, që detyroi autoritetet që të evakuojnë banorët. Pas një punë të palodhur gjatë një nate të tërë, më në fund zjarri u shua.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm ka nis operacioni në shuarjen e zjarrit në zonën e Krastës.

Zjarri në këtë zonë ka nisur ditën e djeshme në pyjet me pisha, ndërsa gjatë natës kanë punuar zjarrfikësit e Krujës, ndërsa sot operacioni ka nisur dhe nga ajri.

Në ndihmë janë dhe forcat e ushtrisë, ndërsa po lokalizohet e gjithë vatra e zjarrit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.