🌧️
Tiranë 17°C · Shi i lehtë 07 May 2026
S&P 500 7,365 ▲1.46%
DOW 49,911 ▲1.24%
NASDAQ 25,839 ▲2.02%
NAFTA 92.61 ▼2.6%
ARI 4,753 ▲1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009 EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009
₿ CRYPTO
BTC $81,560 ▲ +0.05% ETH $2,340 ▼ -1.4% XRP $1.4183 ▼ -0.92% SOL $89.6300 ▲ +2.19%
S&P 500 7,365 ▲1.46 % DOW 49,911 ▲1.24 % NASDAQ 25,839 ▲2.02 % NAFTA 92.61 ▼2.6 % ARI 4,753 ▲1.25 % S&P 500 7,365 ▲1.46 % DOW 49,911 ▲1.24 % NASDAQ 25,839 ▲2.02 % NAFTA 92.61 ▼2.6 % ARI 4,753 ▲1.25 %
EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009 EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009
07 May 2026
Breaking
Arte

“Vdekja e kalit” hap festivalin e filmit shqiptar “Fly Like an Eagle” në Berlin

Filmat shqiptarë në ekranin e Berlinit. Festivali i filmit shqiptar “Fly Like an Eagle” në Berlin do të prezantojë një sërë filmash, që mbajnë emrin e regjisorëve të njohur të kinemasë sonë. “Vdekja e kalit” me regji nga Saimir Kumbaro mbrëmjen e datës 7 maj hap festivalin e filmit shqiptar “Fly Like an Eagle” në Berlin në Gjermani, ku i ftuar special është aktori Timo Flloko, me të cilin publiku do të ketë mundësi të bashkëbisedojë pas shfaqjes së filmit. Zhvillimi i këtij festivali filmi bëhet me dije nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri. “Festivali i Filmit Shqiptar “Fly Like an Eagle”, do të zhvillohet nga data 7 maj deri më 13 maj 2026, në kinemanë prestigjioze “Babylon” në Berlin”, thuhet në njoftimin e QKK-së. Kurator i programit të festivalit është Elson Zguri.

Ndër të tjerë filma që do të shfaqen në festival përmendim dhe “Liri a vdekje” nga regjisorët Ibrahim Muçaj, Kristaq Mitro, “Përrallë nga e kaluara” me regji nga Dhimitër Anagnosti, “Gjeneral Gramafoni”, “Nëntori i dytë” nga Viktor Gjika, “Broken” nga regjisori Edmond Budina, “Vitet e pritjes” nga Esat Musliu, “Lulëkuqet mbi mure” nga Dhimitër Anagnosti, “Kur xhirohej një film” nga Xhanfise Keko, “Agon” një film me regji nga Robert Budina, “One of Us” nga Ergys Meta, etj. Këto filma jo vetëm që prezantojnë historinë, kulturën dhe traditën shqiptare, por edhe temat universale që lidhen me njeriun, shoqërinë dhe përballjen me sfidat e jetës. Publiku ndërkombëtar do të ketë mundësinë të marrë një përvojë artistike të pasur, të prekë emocionet, të reflektojë mbi shoqërinë dhe të njohë talentin dhe kreativitetin e kinematografisë shqiptare, duke e vlerësuar atë në mënyrë të veçantë.

Filmi “Vdekja e kalit”

“Vdekja e Kalit” drama e parë filmike pas rënies së diktaturës, me regji nga Saimir Kumbaro dhe skenar nga Nexhati Tafa, muzika Rene Aubry, ky film shqiptar është realizuar në 1992. Timo Flloko, Rajmonda Bulku, Niko Kanxheri janë ndër aktorët në këtë film. Më herët nga Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit është bërë me dije se filmi shqiptar “Vdekja e kalit/ Death of a horse” me regji nga Saimir Kumbaro i restauruar nga arkivi me bashkëpunimin e Audio-Video-Film Shai Drori dhe ACE – Association des Cinémathèques Européennes ishte përzgjedhur mes 20 filmave europianë për t’u shfaqur falas për publikun në programin “ArteKino Classics” në kanalin arte.tv, subtitruar në 6 gjuhë, me mbështetjen e “Creative Europe”. Në filmat që mbajnë emrin e regjisorit të njohur Saimir Kumbaro përmendim dhe “Të burgosurit e galerisë” (1994), “Historiani dhe kameleoni”, (1989), “Rrethimi i vogël” (1986), “Tre njerëz me guna” (1985), “Nxënësit e klasës sime” (1984), “Gracka” (1983), “Gëzhoja e vjetër” (1980), “Ilegalët” (1976), “Rrugicat që kërkonin diell” (1975), etj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.