☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 23 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▼0%
DOW 51,864 ▼0.36%
NASDAQ 27,244 ▲0.45%
NAFTA 89.67 ▼0.94%
ARI 4,356 ▼0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
₿ CRYPTO
BTC $86,220 ▲ +0.83% ETH $2,745 ▲ +0.44% XRP $1.6155 ▲ +6.03% SOL $117.9400 ▲ +1.21%
S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.67 ▼0.94 % ARI 4,356 ▼0.47 % S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.67 ▼0.94 % ARI 4,356 ▼0.47 %
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
23 Sht 2026
Breaking
Kronika

Veliaj i kërkon komunitetit ndërkombëtar monitorim të seancës për emërimin e Olsi Dados

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim, i ka dërguar një letër zyrtare përfaqësuesve të ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare në Shqipëri, duke i ftuar të ndjekin seancën e 8 majit 2026 në Gjykatën Administrative të Tiranës. Seanca do të vendosë nëse emërimi i Olsi Dados si prokuror në çështjen penale ndaj Veliajt ka qenë i përputhshëm me ligjin shqiptar.

Sipas TV Klan, në letrën e tij Veliaj pretendon se Dado nuk ka plotësuar kushtet e nevojshme të kualifikimit, përfshirë përfundimin e Shkollës së Magjistraturës apo marrjen e një përjashtimi të ligjshëm, dhe për pasojë emërimi i tij dhe veprimet si prokuror janë të pavlefshme që nga fillimi. Ai kërkon që procedura të transmetohet drejtpërdrejt në përputhje me praktikat e transparencës të Gjykatës Kushtetuese dhe paralajmëron rrezikun që çështja të rrëzohet për arsyet e “legjitimitit” pa u shqyrtuar në thelb, ndoshta në një seancë të mbyllur. Po ashtu, letra përshkruan pasoja të mundshme të emërimit të një prokurori të pakualifikuar, përfshirë masa hetimore të zgjatura, kufizime në akses ndaj avokatit dhe provave, si dhe ndikime në familjen dhe jetën personale të kryebashkiakut.

Veliaj u bën thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë të marrin pjesë dhe të monitorojnë procedurat për të garantuar qartësi dhe transparencë. Në mbështetje të këtij kërkese, Dan Fetterman, partner në Kasowitz, tha se çështja prek thelbin e sundimit të ligjit: nëse një prokuror nuk plotëson kushtet ligjore, çdo akt i bërë nën autoritetin e tij humbet besueshmërinë. Sipas tij, transparenca e procesit është thelbësore për mbrojtjen e të drejtave dhe për besimin e publikut në institucionet gjyqësore.

Letra u është dorëzuar edhe zyrave ligjore Kasowitz dhe Mishcon de Reya, ndërsa Veliaj kërkon që seanca të mbahet e hapur dhe e monitorueshme nga aktorët ndërkombëtarë; raporton TV Klan.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.