🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 24 June 2026
S&P 500 7,358 ▼0.11%
DOW 51,918 ▲0.49%
NASDAQ 25,468 ▼0.47%
NAFTA 70.21 ▼4.1%
ARI 4,004 ▼3.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $59,570 ▼ -4.2% ETH $1,576 ▼ -4.59% XRP $1.0643 ▼ -2.99% SOL $66.0500 ▼ -3.97%
S&P 500 7,358 ▼0.11 % DOW 51,918 ▲0.49 % NASDAQ 25,468 ▼0.47 % NAFTA 70.21 ▼4.1 % ARI 4,004 ▼3.5 % S&P 500 7,358 ▼0.11 % DOW 51,918 ▲0.49 % NASDAQ 25,468 ▼0.47 % NAFTA 70.21 ▼4.1 % ARI 4,004 ▼3.5 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Kosova

​Vendimet e Qeverisë vlerësohen si ndërhyrje në pavarësinë e Odës së Avokatëve

Qeveria në detyrë sot ka marrë dy vendime lidhur me profesionin e avokatëve. Njëri ishte për ndalimin e ekzekutimit të Rregullores për pranimin dhe trajtimin e thirrjeve telefonike në sistemin e caktimit të avokatëve, sipas detyrës zyrtare (Ex-Officio) të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe tjetri për ndalimin e ekzekutimit të aktit administrativ mbi lartësinë e shpenzimeve për regjistrim, të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Për të marrë këto vendime Qeverinë nuk e ndali paralajmërimi i Odës së Avokatëve të Kosovës, e cila një ditë më herët i bëri thirrje që të heqë dorë nga këto “iniciativa” dhe njëkohësisht edhe të respektojë kufijtë kushtetues dhe ligjorë të kompetencave të saj.

Gjatë ditës, KosovaPress ka provuar të marrë qëndrime nga përfaqësuesit e Odës së Avokatëve të Kosovës, por të njëjtit nuk pranuan të prononcohen.

Mirëpo, si ndërhyrje dhe prekje e pavarësisë në punën e kësaj ode po e vlerëson ish-kryetari i OAK-ut, Ramë Gashi.

Gashi tha se kjo odë mund të vetëdisiplinohet dhe të vetëorganizohet pa e pasur kështu nevojën për të ndërhyrë nga askush.

“Ajo që mund ta them me siguri të plotë është se është e ditur që Oda është e pavarur me ligj, është e themeluar si e pavarur. Oda vetërregullohet, vetëdisiplinohet, vetëorganizohet. Besoj, në dijeni time kjo është hera e parë që ndërhyhet dhe këtë ndërhyrje e pres si ngjarje jo të mirë për sundimin e ligjit edhe për pavarësinë e Odës së Avokatëve të Kosovës. E them këtë për shkak se Oda e Avokatëve të Kosovës gjithmonë në radhët e veta ka pasur juristët më të mirë dhe ka qenë e zonja me u vetëorganizuar dhe me u vetëdisiplinuar, edhe me u vetë mbajtur pa ndihmën dhe pa ndërhyrjen e askujt”, tha Gashi.

Gashi shtoi se ky është një shembull i keq dhe se këto vendime, sipas tij, nuk duhej të ndodhnin në asnjë mënyrë.

“Nuk e besoj se është shembull i mirë, përkundrazi besoj se është shembull i keq, jashtëzakonisht për mua i keq, sepse prek pavarësinë e Odës së Avokatëve të Kosovës në organizimin e saj, në atë me çka është për çka është e themeluar dhe si është e paraparë me ligjin mbi Odën e Avokatëve të Kosovës. Kështu që unë e shoh si diçka që nuk është dashur të ndodhë dhe nuk ka nevojë, sepse më së miri Oda e Avokatëve të Kosovës e di si të organizohet për punën e saj dhe si të organizojë punën e avokatëve në terren, në tërë territorin e Kosovës”, shtoi ai.

Ndërsa në një reagim të vetë Odës së Avokatëve të Kosovës thuhet se një logjikë e tillë cenon edhe parimet mbi të cilat ndërtohet një shtet demokratik, duke theksuar se do të mbrojnë çdo kompetencë që ligji iu ka besuar dhe çdo akt që është nxjerrë në përputhje me ligjin. /KP/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.