Tiranë 36°C · Pjesërisht vranët 12 August 2026
S&P 500 7,750 ▲0.28%
DOW 53,822 ▲0.06%
NASDAQ 26,591 ▲0.55%
NAFTA 83.22 ▲0.02%
ARI 4,472 ▲0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
₿ CRYPTO
BTC $63,509 ▼ -0.01% ETH $1,892 ▲ +1.48% XRP $1.0093 ▲ +0.11% SOL $75.6200 ▲ +0.89%
S&P 500 7,750 ▲0.28 % DOW 53,822 ▲0.06 % NASDAQ 26,591 ▲0.55 % NAFTA 83.22 ▲0.02 % ARI 4,472 ▲0.68 % S&P 500 7,750 ▲0.28 % DOW 53,822 ▲0.06 % NASDAQ 26,591 ▲0.55 % NAFTA 83.22 ▲0.02 % ARI 4,472 ▲0.68 %
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
12 Aug 2026
Breaking
Bota

Vera përvëluese mund t’i kushtojë ekonomive të BE 180 miliardë €

I nxehti ekstrem dhe i tejzgjatur që ka mbërthyer Evropën këtë verë pritet t’i japë një goditje të fortë rritjes ekonomike të kontinentit të vjetër.

Kështu sugjeron një analizë e publikuar nga banka Triodos, e cila vlerëson se dëmet e shkaktuara nga vapa dhe zjarret masive do t’i kushtojnë BE-së 180 miliardë euro për vitin 2026, që përbën rreth 1 për qind të GDP-së.

Përkundër rritjes ekonomike që këtë vit pritet të jetë 1.1 për qind, situata ka gjasa ta lërë bllokun në stanjacion.

Banka e gjurmon dëmin financiar përmes katër kanaleve, tre prej të cilëve janë të përcaktuar në shifra mesatare të BE-së.

Korrjet e ulëta dhe prodhimi bulmetor, plus rritja e çmimeve të ushqimeve që pason, përbëjnë rreth 0.15 për qind.

Gjenerimi i kufizuar i energjisë bërthamore, asaj hidrike dhe termale, por edhe efikasiteti i munguar i energjisë diellore dhe çmimet e larta të energjisë me shumicë përbëjnë 0.27 për qind të GDP-së.

Ndërkohë, ndërprerja e shërbimeve hekurudhore, rrugore dhe detare përbën 0.15 për qind të tjera. Efekti më i madh dhe më i vështirë për t’u vënë nën kontroll vjen nga prodhimi i krahut të punës.

Kjo, pasi prodhimi për punëtor ra kur temperaturat kaluan nga 25 në 30 gradë Celsius, me humbjet më të mëdha të konstatuara në punimet në ambiente të jashtme dhe ato që kërkojnë angazhim të madh fizik.

Franca rezulton si vendi më i prekur, me një humbje që vlerësohet 1.4 pikë përqindje të rritjes, mjaftueshëm për ta çuar ekonominë në një tkurrje prej 0.6 për qind, duke u nisur nga një gjendje fillestare e dobët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.