🌤️
Tiranë 30°C · Kryesisht kthjellët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 94.83 ▲1.93%
ARI 4,442 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $79,458 ▲ +1.31% ETH $2,509 ▲ +1.16% XRP $1.4294 ▲ +2.72% SOL $104.3300 ▲ +1.07%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.83 ▲1.93 % ARI 4,442 ▲0.07 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.83 ▲1.93 % ARI 4,442 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Politika

VIDEO/ “Do t’u marrim emrat dhe do t’i burgosim ata që shkuan te Kanye West”, Progni kërcënon nga pod

Gjatë fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë, një prej përfaqësuesve më të zëshëm të saj në shesh, e cilësoi pjesëmarrjen në koncert si një veprim për të cilin qytetarët duhet të mbajnë përgjegjësi penale, në rast se “Shqipëria e Re” merr pushtetin.

“Na kanë bërë një super nder sot ata që kanë shkuar te koncerti i Kanye West, sepse do t’ua marrim listën e emrave dhe, kur të vijë Shqipëria e lirë, do të bëjmë një ligj që do ta quajmë ‘ligji i sufllaqes’ dhe do t’i dënojmë të gjithë me nga një vit burg”, deklaroi ai.

Deklarata e bërë nga podiumi i protestës shkon përtej thirrjeve për bojkot, duke kërkuar hapur identifikimin dhe burgosjen e personave për shkak të pjesëmarrjes në një aktivitet muzikor. Folësi nuk sqaroi se si do të sigurohej e ashtuquajtura “listë e emrave” dhe as mbi çfarë baze ligjore do të dënoheshin qytetarët.

Deklarata të tilla duket se shënojnë një tjetër zhvendosje në diskursin e protestës. Një lëvizje që nisi me kundërshtimin e projektit në Zvërnec, mbrojtjen e mjedisit dhe më pas me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë, tashmë po shoqërohet edhe me kërcënime të hapura ndaj qytetarëve që kanë zgjedhur të marrin pjesë në një aktivitet kulturor. Kjo ngre një pyetje thelbësore për natyrën e vizionit politik që propozohet: nëse kjo lëvizje synon ndërtimin e një “Shqipërie të Re”, a mund të ndërtohet ajo mbi idenë e hartimit të listave të qytetarëve dhe dënimit me burg për zgjedhjet e tyre personale?

Koncerti i Kanye West në Tiranë u shoqërua me debate dhe thirrje për bojkot, por deklarata për dënimin me nga një vit burg të pjesëmarrësve e zhvendos retorikën nga kundërshtimi politik i eventit te kërcënimi i drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve që zgjodhën të merrnin pjesë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.