🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.25 ▼1.96%
ARI 4,031 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,132 ▼ -0.38% ETH $2,316 ▼ -0.97% XRP $1.2961 ▼ -0.12% SOL $100.7100 ▼ -0.68%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.25 ▼1.96 % ARI 4,031 ▲0.58 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.25 ▼1.96 % ARI 4,031 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Politika

VIDEO/ Paralajmërimi i Altin Goxhajt pak ditë më parë: Fiksojeni 2 korrikun si datë

Pak ditë përpara protestës së zhvilluar para Kuvendit, Altin Goxhaj, një nga organizatorët dhe mbështetësit e saj, kishte paralajmëruar publikisht datën 2 korrik si një moment kritik.

Në deklaratën e tij, Goxhaj përdori tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se ai kishte “afat deri më 30 qershor” për të gjetur një zgjidhje për largimin e tij, ndërsa paralajmëroi pasoja të rënda në rast të kundërt.

Madje, ai shkoi edhe më tej, duke deklaruar se “shansi i vetëm për të shpëtuar është të gjejë një zgjidhje për të ikur”, ndërsa paralajmëroi se në të kundërt “do e vrasin”, duke e shoqëruar këtë me krahasime ekstreme me fundin e ish-udhëheqësit libian, Gadafit.

“Po të kujtoj edhe një datë tjetër, 2 korrikun, shumë e rëndësishme si datë… Fiksoje këtë datë”, deklaronte ai, duke e lidhur atë me një skenar përshkallëzimi politik.

Pikërisht në 2 korrik, protesta para Kuvendit u shoqërua me tensione dhe përplasje, duke bërë që deklaratat e mëparshme të Goxhajt të rikthehen në qendër të debatit publik.

SHIH KETU

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.