Video/ Tensione dhe përplasje në Kuvend, Noka i heq mikrofonin Taulant Ballës, përplasje fizike
Seanca plenare e Kuvendit ka nisur me tensione dhe përplasje mes opozitës dhe mazhorancës, lidhur me protestën e zhvilluar në Tiranë.
Deputetët e opozitës bllokuan foltoren që në nisje të seancës, duke kërkuar që diskutimet e sotme të përqendrohen te protesta dhe veprimet e policisë ndaj protestuesve.
Gjatë fjalës së tij, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, vlerësoi punën e efektivëve të policisë gjatë protestës, ndërsa theksoi se “asgjë nuk mund ta tolerojë dhunën”.
Deklaratat e tij shkaktuan reagimin e ashpër të deputetit demokrat Flamur Noka, i cili iu afrua Ballës, që po fliste nga vendi, dhe tentoi t’i shkulte mikrofonin, duke u përfshirë në një moment tensioni që rrezikoi të përshkallëzohej në përplasje fizike.
Në këtë moment ndërhynë deputetë të tjerë, të cilët parandaluan përshkallëzimin e situatës.
Pas incidentit, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i tërhoqi vërejtje deputetit Flamur Noka dhe ndërpreu punimet e seancës për pesë minuta.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.