🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 11 September 2026
S&P 500 7,592 ▼0.58%
DOW 52,064 ▼0.6%
NASDAQ 26,082 ▼0.65%
NAFTA 101.08 ▼1.37%
ARI 4,384 ▼0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,173 ▼ -1.22% ETH $2,466 ▼ -0.26% XRP $1.3499 ▼ -2.27% SOL $99.6300 ▼ -1.54%
S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 101.08 ▼1.37 % ARI 4,384 ▼0.52 % S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 101.08 ▼1.37 % ARI 4,384 ▼0.52 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Vizita e Ramës në Preshevë po pritet me entuziazëm

Udhëheqësit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës presin me entuziazëm vizitën e Kryeministrit Edi Rama. Ata thonë se kjo do të ndikojë pozitivisht në realizimin e të drejtave të shqiptarëe që jetojnë në Serbi.

Rama-ne-Presheve

Riza Halimi, deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë thekson se “vizita e një kryeministri shqiptar në Serbi do të jetë një mundësi e madhe që të kontribohet së pari në normalizimin e raporteve që prej një kohe të gjatë janë jonormale”. Në këtë drejtim, shton ai, besoj se rezultati do të jetë historik, nëse ka hapa konkretë në normalizimin e raporteve.

Halimi vë në dukje se ky normalizim, do të kontribuojë që shqiptarët e Luginës së Preshevës të marrin frymë më lehtë”.

Ndërsa kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka deklaruar se “kryeministri i Republikës së Shqipërisë do të vizitojë Preshevën dhe Bujanocin, atje ku ka më së shumti shqiptarë. Në këto komuna që në 102 vite pavarësi të Shqipërisë, asnjë president dhe asnjë kryeministër shqiptar nuk ka vizituar këto treva. Vizita do të krijojë një dozë shumë të madhe të sigurisë së shqiptarëve në këto troje dhe në këtë drejtim do të kuptohet se shqiptarët e Preshevës nuk janë të lënë pas dore nga shteti i tyre amë”.

Në Preshevë kanë nisur të shfaqen në rrugë dhe sheshe mesazhet e para të pritjes së Kryeministri Rama. Pas mbërritjes në këtë qytet të martën, parashikohet një takim me qytetarët dhe me zyrtarë politikë dhe aktivistë të rinj.  Janë marrë masat të forta sigurie dhe përfaqësues zyrtarë kanë hartuar axhendën. Kjo është vizita e parë e Ramës në Preshevë si kryeministër, ndërkohë që më parë ka qenë si udhëheqës i opozitës shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.