🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.37 ▲0.29%
ARI 4,030 ▲2.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,200 ▲ +1.89% ETH $2,303 ▲ +2.19% XRP $1.2767 ▲ +1.84% SOL $93.1800 ▲ +1.29%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.37 ▲0.29 % ARI 4,030 ▲2.27 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.37 ▲0.29 % ARI 4,030 ▲2.27 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Voziti 179 km/h në rrugën Tetovë-Gostivar, ndalohet shoferi dhe i konfiskohet automjeti

Një shofer është privuar nga liria, ndërsa automjeti i tij është konfiskuar pasi me një automjet special për matjen e shpejtësisë është konstatuar se po lëvizte me 179 km/h në rrugën Tetovë-Gostivar, para kryqëzimit të Vrapçishtit, ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h.

“Me datë 12 korrik, në orën 19:35, në rrugën Tetovë-Gostivar, më saktësisht para kryqëzimit të Vrapçishtit, zyrtarë policorë nga Njësia Mobile për Siguri në Trafik pranë Sektorit për Punë të Trafikut në MPB, me automjet special për kapje të shkeljeve, kanë matur shpejtësinë e një automjeti prej 179 km/h, në një pjesë ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h.

Me urdhër të prokurorit publik, shoferi L.M. (27) nga Tetova është privuar nga liria, ndërsa automjeti i markës ‘Mercedes’, me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte, është konfiskuar për procedurë të mëtejshme”, njoftojnë nga MPB.

Ndaj shoferit L.M. nga Tetova janë ndërmarrë masat përkatëse dhe ai do të përballet me sanksionin e paraparë ligjor sipas nenit 297-a të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nga MPB njoftojnë se kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme në të gjithë territorin e shtetit, me qëllim ndëshkimin e shkelësve, rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e pjesëmarrësve në komunikacion.

“Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, me çka së bashku do të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.