☁️
Tiranë 14°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,945 ▼ -0.22% ETH $2,240 ▼ -0.31% XRP $1.1633 ▼ -1.17% SOL $89.2000 ▼ -1.14%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, policia: 10 mijë euro shpërblim për gjetjen e autorit

Ky që shihni në foton e mësipërme është 39-vjeçari Sadik Llani, i cili qëlloi për vdekje 27-vjeçarin Ardian Baloshi. Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të hëne, 8 qershor, në zonën e Paskuqanit.

Gjithçka nisi pas një sherri banal në kalçeto, ku më pas 39-vjeçari qëlloi me armë zjarri në mes të rrugës të riun, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Traumës.

Policia e Shtetit me anë të njoftimi zyrtar ka identifikuar autorin dhe ka vendosur 10 mijë euro shpërblim për këtë do që do të japë informacione, të cilat do të bëjnë të mundur arrestimin e 39-vjeçarit Sadik Llani.

Sipas policisë teksa ndodhet në arrati, autori dyshohet të jetë i armatosur, çka e bën një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

(Sadik Llani)

“Policia Tiranë apelon ndaj qytetarëve të Kamzës dhe zonave përreth që të tregojnë kujdes të shtuar, pasi autori i dyshuar, shtetasi Sadik Llani, dyshohet se është i armatosur dhe konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore”, njofton policia.

Për kapjen e autorit policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve, të cilët nëse kanë informacion duhet të njoftojnë menjëherë në numrin 069 41 05 735 ose në numrin pa pagesë 112.

Gjithashtu janë  angazhuar Forca Kombëtare e Sigurisë “RENEA”, strukturat operacionale të Policisë së Shtetit dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të cilat po vijojnë kontrollet intensive në terren.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.