☁️
Tiranë 9°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.97 ▼0.79%
ARI 4,068 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,346 ▲ +0.67% ETH $2,361 ▲ +0.62% XRP $1.3278 ▲ +0.14% SOL $102.4900 ▲ +1.28%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,068 ▲0.39 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,068 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
29 Tet 2026
Breaking
Kronika

Vrau bashkëshorten me armë gjahu, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin në Shkodër

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Shtjefën Ziçin, 64-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Seanca u zhvillua nën drejtimin e gjyqtares Zamira Lila, ndërsa çështja u përfaqësua nga prokurorja Albulena Koliçi. Gjatë seancës, i akuzuari nuk ka dhënë asnjë deklaratë.

Prokuroria kërkoi caktimin e masës “arrest në burg”, kërkesë që u pranua nga gjykata.

Nga ana tjetër, avokati mbrojtës Agim Martini kërkoi kryerjen e një ekspertimi psikiatrik për klientin e tij. Sipas mbrojtjes, Ziçi ka qenë një familjar i rregullt, kishte rritur dy fëmijë me bashkëshorten dhe çifti nuk kishte pasur probleme të njohura, urdhra mbrojtjeje apo konflikte të mëparshme.

Avokati argumentoi se ngjarja ka ndodhur në rrethana të pakuptueshme dhe se është e nevojshme të vlerësohet gjendja mendore e 64-vjeçarit.

Sipas burimeve hetimore, pas arrestimit Ziçi ka shqiptuar vetëm pak fjalë para efektivëve të Policisë, duke thënë: “Kam vrarë gruan time, çfarë kam bërë?”. Më pas ai nuk ka dhënë deklarime të tjera, pasi ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.

64-vjeçari akuzohet se vrau me armë gjahu bashkëshorten e tij,  pranë banesës së tyre në Shkodër. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.