🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 94.51 ▲1.59%
ARI 4,415 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $78,871 ▼ -0.57% ETH $2,499 ▼ -0.02% XRP $1.4193 ▲ +1.21% SOL $103.8200 ▼ -0.33%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.51 ▲1.59 % ARI 4,415 ▼0.54 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.51 ▲1.59 % ARI 4,415 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Kronika

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç, viktima mbante katër mbiemra

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje, në qytetin e Laçit. Si pasojë e ngjarjes ka humbur jetën Ilir Lika, rreth 40 vjeç.

Në komunikatën e saj, Policia thotë se 40-vjeçari ka mbetur fillimisht i plagosur, por ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Spitalit të Traumës.

Sipas policisë, viktima mbante disa mbiemra të tjerë si Gjini, Kokaj dhe Nure.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 22:10, në qytetin e Kurbinit, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit I.Gj alias I. L., alias I.K, alias I. N, rreth 40 vjeç. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por ka humbur jetën gjatë transportimit.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/autorëve. Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve“, njoftoi policia.

Krimi në Shkodër

Gjatë paradites së kësaj të enjteje, një tjetër ngjarje kriminale u regjistrua në qytetin e Shkodrës. Një 62-vjeçar i identifikuar si Sh. Ziçi qëlloi me çifte te porta e shtëpisë bashkëshorten e tij, Bardhë Ziçi, 55 vjeçe.

Autori u arrestua menjëherë nga Policia pas ngjarjes, ndërsa dorëzoi edhe armën me të cilën ekzekutoi nënën e fëmijëve të tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.