☁️
Tiranë 17°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,686 ▲0.12%
DOW 52,301 ▼0.12%
NASDAQ 26,254 ▲0.32%
NAFTA 101.49 ▼0.27%
ARI 4,040 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,074 ▲ +0.48% ETH $2,323 ▲ +0.86% XRP $1.3141 ▲ +2.11% SOL $100.3500 ▼ -0.6%
S&P 500 7,686 ▲0.12 % DOW 52,301 ▼0.12 % NASDAQ 26,254 ▲0.32 % NAFTA 101.49 ▼0.27 % ARI 4,040 ▲0.04 % S&P 500 7,686 ▲0.12 % DOW 52,301 ▼0.12 % NASDAQ 26,254 ▲0.32 % NAFTA 101.49 ▼0.27 % ARI 4,040 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Vuçiq frikëson serbët: Për 70 vjet, shqiptarët do të jenë kombi më i madh në rajon

Në intervistën e dhënë për Tv Pink, presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka bërë një pohim kurajoz, por që ka përcjellë dhe pezmin e tij në raport mes asaj çka ndodh me shqiptarët e kombin e tij, në lidhje me treguesit e natalitetit.

“Në 70 vjet, shqiptarët do të jenë kombi më i madh në rajon, sepse ata po rriten dhe nuk kanë probleme me politikanët e tyre, të cilët do të thonë ‘mos lindni fëmijë, mos mendoni për të ardhmen, por vetëm për rehati’”.

Ka qenë kjo deklarata e pazakontë e Vuçiqit, që në fakt, ka tentuar të godasë tek ajo elitë politikanësh serbë që nuk inkurajojnë lindshmërinë; pasi sa i përket “problemeve që kanë shqiptarët me politikanët e tyre”, ato janë po aq të mëdha sa në shumë vende të Ballkanit.

Deri më tani, ndër të vetmit që ka promovuar zbatimin e politikave në funksion të rritjes së lindshmërisë, është Edi Rama; por tek ky i fundit kanë munguar thirrjet e drejtpërdrejta alla Erdogan drejtuar çifteve për t’u shtuar minimalisht deri në 3 fëmijë, ndërkohë që stili qeverisës po i kushton shtimin e psikozës së “ikjes” nga Shqipëria.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.