🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,616 ▲0.4%
DOW 52,084 ▼0.02%
NASDAQ 26,200 ▲0.84%
NAFTA 102.00 ▼3.62%
ARI 4,394 ▲1.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $75,699 ▼ -0.38% ETH $2,392 ▼ -0.91% XRP $1.2689 ▼ -8.48% SOL $97.1500 ▼ -1.9%
S&P 500 7,616 ▲0.4 % DOW 52,084 ▼0.02 % NASDAQ 26,200 ▲0.84 % NAFTA 102.00 ▼3.62 % ARI 4,394 ▲1.4 % S&P 500 7,616 ▲0.4 % DOW 52,084 ▼0.02 % NASDAQ 26,200 ▲0.84 % NAFTA 102.00 ▼3.62 % ARI 4,394 ▲1.4 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Rajoni

Vuçiq: SHBA na ndihmoi që të ndalojmë shpronësimin e plotë të “Trepçës”

Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se pret hapjen e kapitjeve të parë në negociatat për pranim në BE në qershor, ndërsa ai tha se një prej këtyre kapitujve që aktualisht na pret është Kosova.

Vuçiq, në konferencën për gazetarë në Smederevë, ka thënë se së shpejti do të takohet në Bruksel me presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.

“Pres hapjen e kapitujve në një afat sa më të shpejtë dhe pres që kjo të ndodh në qershor, e nëse jo në qershor, atëherë më së largu në shtator. Kjo s’po ndodhë pse Serbia nuk e ka kryer punën e vet për sa i përket reformave, por çështja e vetme që lind është Kosova”, ka theksuar Vuçiq, raporton “Tanjug”.

Ai ka sqaruar se kur është fjala për Kosovën, në pyetje janë kushte që kanë të bëjnë me energjetikën. Në këtë aspekt, Vuçiq ka përmendur liqenin e Gazivodës, për të cilin ai ka thënë se “shqiptarët e Kosovës kërkojnë ta kenë nën pronësi shumicën”.

“Njëzet për qind e atij liqeni është në territorin e Serbisë qendrore, gjysma tjetër që ndodhet në Kosovë është në komunën e Zubin Potokut, ndërsa gjysma tjetër i takon komunës së Skenderajt”, ka thënë Vuçiq, ndërsa ka pyetur: “Si mund të kërkojnë ata ta kenë shumicën”, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se në Bruksel ka bisedime të vështira, dhe për këtë na duhet Brukseli si ndërmjetës.

“Në Bruksel nuk ka as tema të mira e as të ëmbla”, ka thënë Vuçiq.

Tutje, ai ka folur edhe për një ftesë që ka pranuar për të vizituar SHBA-të, ndërsa në këtë rrafsh ka falënderuar këtë të fundit pasi, siç tha ai, “e kanë ndihmuar Serbinë për të ndalë shpronësimin e plotë të “Trepçës” në Kosovë”.

“SHBA-të na ndihmojnë në çështje të ndryshme, siç është zhvillimi ekonomik i veriut të Kosovës dhe të pjesëve tjera të vendit tonë. Ata e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por ata e ndihmojnë popullatën dhe me ne kanë dialog shumë konstruktiv”, ka thënë Vuçiq.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.