☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,325 ▼ -1.6% ETH $2,244 ▲ +0.15% XRP $1.2485 ▼ -0.75% SOL $96.1400 ▼ -1.97%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Vuçiqi takohet me ministrin shqiptar, bisedojnë për “mini-Schengenin” e forcimin e fqinjësisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot në një bisedë me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani se marrëdhëniet e mira midis dy vendeve janë të një rëndësie të madhe për të gjithë rajonin dhe theksoi “mini-Schengenin” si shembull i suksesshëm i bashkëpunimit, raporton Tanjug.

Vuçiq veçoi gjithashtu rëndësinë e memorandumit të nënshkruar nga Serbia, Maqedonia Veriore dhe Shqipëria, i cili mundëson ndihmë të ndërsjellë dhe bashkëpunim të sistemeve të tyre shëndetësore për trajtimin e pacientëve me COVID-19, njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit serb.

Ai bisedoi me Osmanin për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve përmes dialogut, si dhe përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik dhe mbështetjen e ndërsjellë në rrugën evropiane.

Vuçiq përmendi projekte konkrete që do të kontribuonin në lidhje më të mirë dhe bashkëpunim ekonomik midis dy vendeve, siç janë modernizimi i hekurudhës për në Shkup dhe forcimi i infrastrukturës në pikat kufitare.

Osmani e falënderoi presidentin serb për dhurimin e vaksinave, të cilat Vuçiq ia dorëzoi kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev të dielën dhe që mundësoi fillimin e vaksinimit të qytetarëve të Maqedonisë Veriore.

Vuçiq gjithashtu tha se Serbia mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu për përmirësimin e pozitës së serbëve në Maqedoninë e Veriut dhe maqedonasve në Serbi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.