Zbulim i befasishëm në Alpet e Italisë, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Ep
Një zbulim i jashtëzakonshëm në Dolomitet e Italisë ka nxjerrë në dritë një thesar të rrallë, një shpellë të panjohur më parë, e mbushur me qindra eshtra dhe kafka të arinjve gjigantë që kanë jetuar gjatë Epokës së Akullnajave.
Zbulimi u bë nga udhërrëfyesi malor Kurt Walde, në lartësinë mbi 2 850 metra mbi nivelin e detit. Pas një ngjitjeje dhe zbritjeje tepër të vështirë në terren thuajse vertikal, Walde arriti të hynte në shpellë.
Aty, drita e elektrikës së tij zbuloi një pamje të pazakontë, qindra mbetje skeletore, kafka dhe kocka që dyshohet se u përkasin arinjve të zhdukur të shpellave, të njohur si Ursus ladinicus. Kjo specie mendohet të jetë zhdukur rreth 24 mijë vjet më parë.
Arinjtë e kësaj familjeje ishin gjigantë, me peshë që mund të arrinte deri në 1 200 kilogramë dhe gjatësi rreth tre metra. Sipas studimeve të mëparshme, ata ushqeheshin kryesisht me bimësi alpine, barishte dhe gjethe.

Kjo e fundit ishte i vetmi vend ku deri më tani ishin konfirmuar mbetje të species Ursus ladinicus. Zbulimi i ri mund të ndryshojë ndjeshëm njohuritë shkencore për këta gjitarë gjigantë dhe mjedisin ku kanë jetuar.
Christian Terzer, drejtues i Departamentit të Arkeologjisë, i cili ka vizituar shpellën, është shprehur i habitur nga numri i madh i mbetjeve. Sipas tij, në shpellën e re gjenden qindra e qindra kocka dhe numri i ekzemplarëve mund të jetë shumë më i madh se ai i zbuluar në shpellën Conturines.
Një tjetër element që ka tërhequr vëmendjen e studiuesve është pozicionimi i disa kockave të veçuara mbi formacione të mëdha shkëmbore. Shkencëtarët nuk e dinë ende nëse kjo është rezultat i proceseve natyrore apo nëse në shpellë kanë hyrë njerëz mijëra vite më parë.
Për shkak të rëndësisë së zbulimit dhe vështirësisë së aksesit, autoritetet kanë marrë masa për mbrojtjen e vendit. Në hyrje të shpellës është vendosur një portë, ndërsa pjesë të tjera janë izoluar për të shmangur hyrjen e personave të paautorizuar dhe dëmtimin e mbetjeve.

Studimet shkencore pritet të rifillojnë në qershor të vitit 2027, kur ekipet e specialistëve do të nisin analizimin e detajuar të gjetjeve.
Paleontologët shpresojnë të zbulojnë skelete më të plota, të cilat mund të ndihmojnë në rindërtimin e pamjes së këtyre kafshëve, marrëdhënieve familjare dhe sjelljes së tyre. Gjithashtu, analizat e ADN-së, dhëmbëve dhe formacioneve gjeologjike mund të japin të dhëna të reja për ekosistemin e Alpeve dhjetëra mijëra vite më parë.
Shkencëtarët nuk përjashtojnë mundësinë që në shpellë të gjenden edhe mbetje të kafshëve të tjera të Epokës së Akullnajave, raporton BBC.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.