Zbulohet FOTO e autorit të dyshuar të krimit, vrau shokun e fëmijërisë pas sherrit! RENEA në ndjekje të tij
Ky në foto është autori i dyshuar i krimit, Kristjan Sterjo, që vrau me kallash pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të Korçës shokun e tij të fëmijërisë, ushtarakun dhe ish-futbollistin e akademisë së Skënderbeut, Johan Zuko, 20 vjeç, pas një sherri me motive ende të panjohura.
Mësohet se pak minuta më parë, forca të shumta policie, së bashku me efektivë të RENEA-s, kanë shkuar pranë banesës së autorit të dyshuar në kuadër të operacionit për kapjen e tij.

Megjithatë, kontrollet në banesë nuk kanë rezultuar me gjetjen e Sterjos, pasi ai nuk ndodhej aty në momentin e ndërhyrjes.
Forcat e Policisë dhe RENEA-s vijojnë kontrollet në zonë, ndërsa janë ngritur edhe postblloqe në disa pika për të parandaluar largimin e autorit të dyshuar.
Sipas të dhënave të hetimit, Sterjo dhe viktima kanë qenë shokë dhe janë rritur bashkë. Mes tyre ka pasur një konflikt, i cili më pas ka përshkallëzuar në vrasjen e 20-vjeçarit.
Dinamika e krimit
E ndoqi nga pas me kallash shokun e tij dhe e vrau me një tek plumb.
Kjo është dinamika e forenzikës paraprake nga këqyrja në vendngjarje e Policisë dhe ekspertëve.
Detajet kanë dalë në dritë rreth tre orë pas krimit të rëndë që tronditi Korçën dhe ku viktimë mbeti ushtaraku Johan Zuko, 20 vjeç, ish-futbollist i Akademisë së Skënderbeut.
Autori dyshuar, e ka goditur me kallashnikov me një plumb në pjesën e poshtme të shpatullës, plumb i cili i ka dalë nga ana tjetër. Autori e ka qëlluar nga pas viktimën, teksa 20-vjeçari ngjiste shkallët.

Motivet e sherrit mes disa personave në lagjen nr. 15 dhe që më pas kaloi në atë 14-të mbeten të panjohura. Hetuesit janë habitur nga fakti se viktima dhe autori tashmë i identifikuar ishin shokë mes tyre.
Plumbi i automatikut që e kapi ka rezultuar fatal për Zukon, teksa ekspertët në dorë i gjetën një thikë, që dyshohet se e ka pasur për vetëmbrojtje. Ai ka vrapuar të shpëtojë nga plumbat, por pranë shtëpisë autori e arriti dhe e vrau.

Autori i krimit është Kristjan Sterjo, person me precedentë penalë të mëparshëm, i skeduar nga Policia dhe që ishte në ndjekje për shkak të konfliktit që vijonte prej ditësh.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.