☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,412 ▲0.79%
DOW 51,250 ▼0.53%
NASDAQ 24,749 ▲1.79%
NAFTA 90.59 ▲0.08%
ARI 4,051 ▼1.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,904 ▼ -3.98% ETH $2,242 ▼ -5.41% XRP $1.1890 ▼ -7.96% SOL $91.3500 ▼ -3.29%
S&P 500 7,412 ▲0.79 % DOW 51,250 ▼0.53 % NASDAQ 24,749 ▲1.79 % NAFTA 90.59 ▲0.08 % ARI 4,051 ▼1.53 % S&P 500 7,412 ▲0.79 % DOW 51,250 ▼0.53 % NASDAQ 24,749 ▲1.79 % NAFTA 90.59 ▲0.08 % ARI 4,051 ▼1.53 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

SERBI – Rezultatet përfundimtare, “Lista e Studentëve” fiton shumicën absolute në zgjedhjet e parakohshme

BEOGRAD, 6 nëntor /ATSH-DPA/- Rezultatet zyrtare përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi, të mbajtura më 25 tetor, konfirmuan fitoren e thellë të opozitës, të përfaqësuar nga “Lista e Studentëve”.

Rezultatet u miratuan dje në mbrëmje nga Komisioni Republikan Zgjedhor i Serbisë (RIK).

Pas fitores së “Listës së Studentëve” ndaj bllokut të drejtuar nga lideri prej shumë vitesh, Aleksandar Vuçiç, parlamenti i ri duhet të mblidhet brenda 30 ditëve për të zgjedhur kryeministrin e ri.

Sipas rezultateve, “Lista e Studentëve” do të ketë 140 nga 250 mandatet parlamentare, duke siguruar kështu shumicën absolute në Kuvend.

“Partia Përparimtare Serbe” (SNS) e Vuçiçit fitoi 103 mandate. Shtatë mandatet e tjera iu takojnë listave që përfaqësojnë pakicat kombëtare, përkatësisht boshnjakët, hungarezët dhe shqiptarët.

Asnjë parti apo listë tjetër nuk arriti të fitojë mandate. Mes tyre ishte edhe “Partia Socialiste e Serbisë” (SPS), e cila kishte qenë partnere e koalicionit qeverisës të Vuçiçit që prej vitit 2012.

Edhe “Platforma për një Serbi Evropiane” (PES), një aleancë zgjedhore e tri partive tradicionale opozitare, nuk arriti të kalonte pragun zgjedhor prej 3%.

Grupet e tjera opozitare hoqën dorë nga gara me lista të veçanta në këto zgjedhje dhe mbështetën “Listën e Studentëve”.

Kjo e fundit, ende nuk ka përcaktuar kandidatin për postin e kryeministrit. Një nga emrat që po përmendet aktualisht në Beograd, është profesori i ekonomisë Dejan Shoshkiç.

Ai drejtoi Bankën Kombëtare të Serbisë nga viti 2010 deri në vitin 2012, duke qenë guvernatori i fundit përpara ardhjes në pushtet të Vuçiçit.

“Lista e Studentëve” u krijua nga një lëvizje proteste, e cila nisi pas shembjes së tendës së çatisë së një stacioni hekurudhor në qytetin verior të Novi Sadit, në nëntor 2024. Nga kjo ngjarje humbën jetën 16 persona.

Kritikët fajësuan korrupsionin dhe neglizhencën e qeverisë për tragjedinë. Ngjarja shkaktoi protesta të udhëhequra nga studentët, të cilat zgjatën gati dy vjet, mobilizuan pjesë të gjera të shoqërisë serbe dhe rritën kërkesat për ndryshime politike. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.